TIRANË- Hetimet 18-mujore në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të finalizuara me vendimin për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndoqit, i kamufluar me emrin Xhemail Pasmaçiu, i dënuar dhe nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, kanë nxjerrë në pah lidhjet e tij me bosin ndërkombëtar të drogës, turkun Abdulselam Turgut Yunus. Sipas dosjes së SPAK, turku dhe Ndroqi janë arrestuar në flagrancë në Turqi me heroinë. Abdulselam Turgut personifikon një nga skandalet më flagrante të drejtësisë shqiptare, me protagonist Gjin Gjonin, i cili ia mbathi nga drejtësia sapo iu ngushtua laku i Vetingut.
Bosi i ndërkombëtar i drogës, i skeduar edhe për terrorizëm, u arrestua në vitin 2011 në Rinas, për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009. Shtetasi turk, Abdulselam Turgut, ishte në kërkim në atë kohë edhe nga pesë shtete të Europës. Prokuroria kërkoj që të mbahej në burg. Kjo kërkesë u pranua nga Gjykata e Tiranës. Avokati e ankimoi vendimin, duke kërkuar lirimin e tij. Gjykata e Apelit, e kryesuar nga Gjin Gjoni vendosi që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës. Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por shtetasi turk nuk është gjetur më në adresën që kishte gjykata. Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.
Ylli Ndroqi dhe Abdulselam Turgut
Emri Abdulselam Turgut doli sërish në pah në tetor të vitit 2019, tashmë në lidhje si pjesë e një celule terroriste, e cila po përgatiste sulm terrorist. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në deklaratën e tij në 23 tetor të vitit 2019, u shpreh se “TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri”.
Ndërkaq, në njoftimin e SPAK e të datës 3 gusht 2020, për konfiskimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, thuhet se “Në datë 02.09.1998 nga ekipet e sektorit kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit Turqi, pas kryerjes së hetimeve proaktive dy mujore, në kuadër të operacionit të policisë ″ESAS″, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit 7 shtetas mes tyre turku Abdulselam Turgut Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu.
Siç duket, Ylli Ndroqi dhe Abdulselam Yunus janë bërë ortakë në biznesin e drogës prej më shumë se dy dekadave më parë, ndërsa ranë në rrjetën e drejtësisë turke. Pavarësisht arrestimit dhe dënimit, Ylli Ndroqi nuk i është ndarë trafikut të drogës. Në njoftimin e SPAK të 3 gushtit 2020, thuhet se “Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol ka përcjellë të dhëna për aktivitetin kriminal të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), të siguruara nga Interpol Roma/Itali. Autoritetet italaine kanë konfirmuar se në vitin 2004 shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu), është referuar tek Autoritetet Gjyqësore në përfundim të operacionit ″BAKLLAVA″, si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë”.
Sipas dosjes së SPAK, Ylli Ndroqi u arrestua më datë 17 shkurt të 2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006 nga Prokuroria e Milanos, si organizator i trafikut të drogës, ndërsa mbetet mister se si Ndroqi doli nga qelia. Gjatë këtyre viteve, Ylli Ndroqi ka vepruar i patrazuar në Shqipëri. Ai hyri në tregun mediatik, duke u ekspozuar në publik si President i Ora Neës. Ylli Ndroqi ishte Konsull nderi i Meksikës, paraqitej si biznesmen i suksesshëm, ndërsa bashkëshortja e tij, ishte konsulle e Kosovës në Vlorë.
Ndroqi ndryshoi edhe emrin, nga Xhemail Pasmaçiu në Ylli Ndroqi. Çuditërisht, në regjistrimin e gjendjes civile, në fletën e ndryshimit të gjeneraliteteve, është hedhur bojë, për të fshehur gjurmët e identitetit të mëparshëm. Pas administrimit të gjurmëve të gishtave, sipas dosjes së SPAK, Ylli Ndroqi ishte Xhemail Pasmaçiu.
Pytje budallaqe,we nuk ka nevoj per pergjigje??
PërgjigjuI bejme thirrje te gjitheve atyre qe kane bere leke me droge,,qe te investojne ne media,,e te bleni makina lluksoze,,ta kenaqni shtetin,,, u kenaq shteti me keta budallenj,,shkojne e rrezikojne jeten me droge i sjellin parate ne shqiperi dhe ja mbushin arken shtetit rehat e rehat........bravo ndroqi dil e shit fara para kryeministrise tani...
PërgjigjuVetingu ua ndalon personave te korruptuar te drejtesise qe ti ushtrojne profesionet e tyre ne drejtesi per 15 vjet.Tani gjykuar nga pamja,pasi moshen nuk ia di,kur te skadoje afati 15-vjecar I ndalimit,a ka shans qe ky Gjin Gjoni me shoke te kthehen prape ne system dhe te rifitojne te drejten e ushtrimit te profesionit perseri?
PërgjigjuE kuptoni ne cfare niveli kemi arritur si shoqeri.. Te arrish te idealizosh nje figure groteske, qesharake, mesjetare so Illi i Ndroqit, katundar grotesk me kepuce me maje she mjekerr si te Sanco Pancos , qe eshte edhe konsull nderi I Meksikes, nje narko-shteti amerikan qe ka arritur ne nivelin e perfaqesimit te Sanco Pancos nga Ndroqit ..hahhhaha.. o Zot !!! Pupupupupu... Kushedi sa eshte deshperuar cifti mesjetar Ilir Allias Moniqira Meta per fatin e ortakut te tyre ne punet e pista... Hahahha
PërgjigjuBravo SHQIPTARJA.COM!!! Jeni e vetmja media serioze ne kete vend dhe qe keni "tope" te thoni te verteten - pavaresisht ke keni perballe, qofte ky kryetrafikanti i droges i veshur me pushtet politik dhe mediatik si fshatari i Ndroqit Xhemail Pasmaqiu! Ju lumte, kemi kenaqesi t'ju ndjekim!!!
PërgjigjuXhin Xhoni do bohet i penduari i madh
PërgjigjuNe kohe te sales rritej rroga nafta ishte me e ulet kishte lek neper duar dhe parkoje pa lek ne gjith tiranen...a po dhe rruga kombit ishte pa lek...tani hani llogje me gjin gjon dhe ecni me biciklete se smbahet me makina...te na rroje spaku...kur e kuptoi interpoli sales se kishte kapur pa dashje nje balene duhej gjyqesori te zhbente gabimin...ta kape policia merkelit tani
PërgjigjuKur te na dale narkoza e TV ne shqiptareve sdo jete me Shqiperia.
KY GJIN GJONI DO VARUR NE MAJE TE RRAPIT....
PërgjigjuPse nuk e futeni mbrenda edhe këtë GJ Gjonin që të tregojë edhe peshqit e mdhenjë....
PërgjigjuLind pyetja kush ja hodhi bojen fletes se regjistrit te gjendjes civile ?, shume e thjeshte merreni ate punonjesen e kesaj gjendje civile dhe futeni ne biruce ne vend te Yllvi pasmaqiut, merene edhe ate xhin xhonin dhe raseni ne biruce si nje i korruptuar deri ne palce se pa para nuk e leshonte nga burgu xhini kete drogagjiun,
Përgjigjuju lumte o gazetare. Mos ju ndani ketyre zvarranikeve qe si hijena kane pire gjak shqiptari. Jeni pak por te gjithe ju ndjekin. Profesionalizem i larte
PërgjigjuUrojme te jete e vertete qe SPAK do funksionoje, Se ka shume e shume aktor per tu pastruar nga skena... Se meritojne shqiptaret kte identifikim me kta injorant te pa moralshem, Pa karakter e pa pike njerzilleku. Sa me shume te vazhdoje spak me shpejtesi se eshte shume vone..
PërgjigjuI arrestuar per llogari te pales gjermane dhe i leruar per llogari te pales shqiptare. Pra i leruar nga gjykatesit e Berishes dhe kaloi kufirin nga doganat e Sali Berishes. Kollaj fare. Le ta kerkonte interpoli kete, kishte gjin gjonin qe mbushte thaset me paret e krimineleve qe ishin ne kerkim nderkombetar.
PërgjigjuPo akoma nuk i jane vene hekurat ketij banditi te drejtesise se plepave qe mbolli Berisha , po nuk u arrestua Gjin Gjoni nuk ka drejtesi ne shqiperi
Përgjigjupo gazetaret jane me te korruptuar aty ne ate vend se e din qe ky lopcari I ka bere leket me drog the perseri gazetaret e mbrojne ai vend nuk ecen perpara me at gazetar me te korruptuar qe jane the jane me nga 10 vila
Mos e kruj me mu se jam dhanderr ambasadori un
Ka mbjelle aq shume Sala sa do duhen njady dekada te tjera per te cbere demet.
Ky Turguti e merrni me mend sa para i ka dhene Gjin Gjonit per ta liruar. Pastaj Gjini i jepte Kreshnik Spahise pare, nga ana e tij, per ta bere pjese te KLD. Ehh cfare behej, Gjin injoranti dhe i korruptuar gjykonte ndershmerine e gjygjtareve te tjere!!!!!
PërgjigjuThuhet se gjinin per kete rast e pagoi ky katundari, ndroqi. 3 mil €