Automatiku MP5

Kronikë

Zbulohet lloji i armës me të cilën u vetëvra shoferi i Fatmir Xhafajt/ FOTO

30 Qershor 2018, 16:26| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 16:28

  • Share

Punonjësi i Gardës së Republikës Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit Xhafaj u gjet i vdekur sot në garazh, ndërsa policia deklaroi se nga hetimet e para dyshohet se ka vrarë veten.  Sipas policisë, Qordja është vetëvrarë me armën e shërbimit automatik MP5. Automatiku MP5 përdoret prej pak vitesh nga Garda e Republikës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit

Policia e Shtetit


Automatiku MP5

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?