Politikë
Top 24

Basha ka paguar 40 mijë $ për të bllokuar emërimin e Ambasadores së re të SHBA/Dokumenti

27 Mars 2019, 16:32| Përditesimi: 27 Mars 2019, 21:59

  • Share

Shqiptarja.com dhe Report TV siguron detajet e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me kompaninë “Sonoran Policy Group”.

Kontrata e firmosur në qershor të 2018 nga kreu Lulzim Basha dhe kreut të kësaj kompanie Christian Bourge, I ka kushtuar PD-së 40 mijë dollar dhe është përdorur për kandidimin e Kathleen Kavalec si ambasadore amerikane në Tiranë.

Është kompania “Sonoran Policy Group” që ka deklaruar në 30 janar 2019 detajet e lobimit për interest ë PD-së pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Një vëmendje e veçantë e fushatës lobuese të kësaj kompanie për interes të Bashës është bërë për përsa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri si dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin.

Sipas detajeve të siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report TV, shefi ekzekutiv i kompanisë, Christian Bourge ka kryer 3 telefonata, 3 takime si dhe ka dërguar 6 e-maile në totale për llogari të PD-së me senatorët amerikanë.

Report TV mëson se këto takime dhe biseda janë kryer me anëtarët e Senatit amerikanë për Politikën e Jashtme, të cilët po shqyrtonin dokumentacionin e kandidaturës Kathleen Kavalec për ambasadore në vendin tonë.

Konkretisht, shefi ekzekutiv, Christian është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, I cili rezulton të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec.

Por edhe pse Kavalec ishte e nominuara e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i saj nuk kaloi dot Kongresin Amerikan duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë si shefe e diplomacisë amerikane në vendin tonë.

Dokumentet e siguruar nga Shqiptarja.com ku zbulohen detajet e lobimeve të PD në SHBA. 

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Usa: 28/03/2019 23:21

    Prisni kur te dali edhe ndonje pagese per shkrimet te Zeri i Amerikes.

    Përgjigju
  • dulja: 27/03/2019 20:42

    ky eshte Luli dilni pere kete e sakrifikoni jeten pere keta plera ,te shikojme cdo bejne analistet

    Përgjigju
  • Lesh e Li: 27/03/2019 20:03

    Lesh e Li e ke bere o Lul PD e ke bere Parti me drita te kuqe si ajo rruga ne Amsterdam atje ku ka me shumice prostituta

    Përgjigju
    • Durrsjani: 27/03/2019 21:51

      Sa kam qesh.... po pse me 40'000 usd bllokohet emerimi i ambasadores se USA !!! Po pse luledielli po shesin ata haaaa sa e keni ulur piazen....

  • Hingkateri: 27/03/2019 18:10

    Nuk le gjiriz e vrime hale pa futur hundet PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?