Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i mashtrimit ushqimor në Vorë, produkteve u falsifikohej data e skadencës dhe hidheshin në treg! 2 në pranga (VIDEO)

19 Korrik, 09:38| Përditesimi: 19 Korrik, 22:54

  • Share

TIRANË- Në këtë magazinë që shihni në video, produkteve të skaduara, u falsifikoheshin datat e prodhimit dhe kohës së përdorimit të tyre. Në të, policia gjeti produkte ushqimore, kroasant, fruta të thata e të tjera, të cilt kishin skaduar që në muajin janar dhe shkurt. Por mbi to, ishin vendosur etiketa skadence të falsifikuara me data më të largëta, dhe ishin bërë gati të nxirreshin në treg.

Magazina ndodhet në Vorë dhe i përket kompanisë “Master Al”. Ky subjekt, me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, furnizonte disa markete në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Kur produktet e tyre nuk kishin arritur të shiteshin të gjitha, dhe ndërkohë po u afrohej data e skandencës, punonjësit kësaj kompanie i tërhiqnin mallrat ushqimorë nga marketet ku i kishin shpërndarë. Ligjërisht, ato duhet të dilnin nga qarkullimi për të mos rënë më në duart e konsumatorit. Por siç policia zbuloi, ktheheshin në magazinë ku I nënshtroheshin falsifikimit të etiketave të datës të skadencës për tu rihedhur në treg pa dokumentacion tatimor

Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara.

"Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli  dhe dhjetëra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje", njoftoi Policia e Shtetit. 

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Administratori u magazinës, 38-vjeçari Florenc Domi u arrestua në flagrancë. Në pranga përundoi edhe magazinieri Agim Domi, 58 vjeç. Ndërkohë, ortaku dhe shoferi i magazinës janë nën hetim.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

Ora 22:50
Ky është Skifter Tagani, pronari i firmës që falsifikonte datat e ushqimeve dhe i hidhte në treg

1752958283_8000dde6b99b96d6f6cb2d9aac886b0006f0.jpg

Ky është Skifter Tagani, pronari i fabrikës “Master AL” në Vorë, e cila ditën e sotme u zbulua se ishte e angazhuar në një aktivitet kriminal për të helmuar shqiptarët me produket të falsifikikuara. Ai po hetohet në gjendje të lirë.

Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e tij në Vorë. Pikërisht këtu, këtyre produkteve u falsifikohej skadenca dhe më pas hidheshin përsëri në treg.

Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara.

SI.E./Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flamuri: 20/07/2025 11:50

    Po mir mo shteti ku esht apo vem per propagand dhe pun 0 dhe per te mbushur xhepat e tyre

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 20/07/2025 07:38

    Prite kur ta bejn qytetar nderi ket per shërbimet e mira qe ka ber ne komunitet..nuk behet shqiperia..

    Përgjigju
  • ilirjan: 20/07/2025 07:26

    Dhe pastaj perhapen semundjet, e Kanceri eshte bere si gripi... epidemi. NE JEMI AJO CKA HAME. Keta zoterinj jane VRASESIT de facto te brezave te rinj. Denimet duhet te jene SHEMBULLORE,paralajmerim edhe per kriminele te tjere me mendime te tilla.

    Përgjigju
  • Ben: 20/07/2025 07:11

    Si gjithmone,ai qe e ben,e ka ideuar kete pune,nuk e gjen gjë.Kapet shoferi,magazinjeri,por jo pronari,d.m.th. Skifteri i Taganve nuk ka bë gjë.E shtet o shtet.

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2025 04:32

    Ketu tek ne ushqimet qe u afron skadenca shiten 30-50 % off.Ka plot nevojtare qe i blene.Te vetmet qe nuk shiten jane ato qe jane kthyer nga bleresit edhe sikur te mos jene hapur kurre.Kjo behet per shkak te nje ngjarje te rende qe ndodhi shume vite me pare.Tani cdo gje qe i eshte prishur vula e mbylljes vene nga fabrika,ose cdo gje qe mund t'a rikthesh ne dyqan,hidhet poshte edhe sikur te jete ne super e fresket.S.d.q ajo qe me ben pershtypje ne rastin e mesiperm ne Shqiperi eshte vendosja nen hetim i shoferit! C'faj ka shoferi.i kane thene dergoje aty,apo ketu,i ka zbatuar?!Mendoni se i kane thene keta qe jane te skaduara,por duhen rishitur prape?!

    Përgjigju
  • Femijet: 19/07/2025 16:30

    Kujdes me femijet se na cmendet me keto Ushqime ! Ushqimi eshte baza jetes o popull I Keq

    Përgjigju
  • Tahipi: 19/07/2025 11:51

    Muqi Mereu me rigon

    Përgjigju
  • Kapidani: 19/07/2025 10:43

    Të më tregojë dikush një foto të ushqimeve të skaduar që asgjësohen!! Të gjithë ushqimet që nuk shiten kështu riciklohen!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/07/2025 09:55

    Kot nuk thoshte njëri, armiku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari! Mirë që po shkrihet AKU-ja sepse ka fjetur gjumë më vite të tëra, ndërkohë njerëzit helmoheshin nga këta kriminela, tradhtar, vrasës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?