Zbulohet magazina me lëndë radioaktive dhe municion luftarak në Kukës, arrestohet 44 vjeçari që e kishte në pronësi (VIDEO)

20 Janar 2023, 13:57| Përditesimi: 20 Janar 2023, 14:42

  • Share

Në Kukës është zbuluar një magazinë e mbushur me lëndë kimike, radioaktive dhe municion luftarak. Për rrjedhojë policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë pronarin e magazinës, 44 vjeçarin Durim Mata i cili mbante armë zjarri pa leje.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Pritet të bëhen testet për të përcaktuar nivelin e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve për shëndetin e qytetarëve.

Ende nuk dihet arsyeja e përdorimit të këtyre lëndëve, por dyshohet se mund të jenë përdorur për përpunim kokaine ose larje floriri.

Gjatë kontrollit në këtë magazinë u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?