Zbulohet në Bergamo makina e antitrupave, shpresë për pacientët me COVID

3 Maj 2020, 21:52| Përditesimi: 3 Maj 2020, 21:53

  • Share

Disa mjekë në Itali në spitalin e Bergamos kanë bërë një gjetje mjaft interesante. Falë një makinerie që deri sot është përdorur për një funksion tjetër, tani do përdoret për të nxjerrë nga trupi i të shëruarve me COVID antitrupat që ndihmojnë pacientët në gjendje të rëndë me COVID të mposhtin virusin. Studimet janë ende në fazën fillestare, por nëse rezultojnë të suksesshme zbulohet një mënyrë e re dhe më e shpejtë për të luftuar COVID-in.

Antitrupat e pacientëve të shëruar janë një thesar mjekësor për të mposhtur COVID-in. Njëlloj si ndodhi me plazmën e gjakut që në Pavia dhe Mantova ku shërbeu si kurë për të shëruar pacientët në gjendje të rëndë. Edhe në Bergamo është ideuar një terapi eksperimentale ku përdoren proteinat që mposhtin koronavirusin.

Në spitalin e Papa Giovani XXIII të Bergamos që u përball në vijën e parë më emergjencën e koronavirusit po punohet për një terapi që mund të konsiderohet si zbulim. Kjo teknikë e re vjen falë idesë së mjekëve të nefrologjisë që i ndryshuan funksionin një makinerie që deri sot shërbente për të kuruar një sëmundje tjetër në veshka.

Mjekët shpjegojnë se deri sot kjo teknikë ishte përdorur për të kuruar nefropatinë një sëmundje e veshkave për antitrupa që dalin jashtë kontrollit dhe sulmojnë organizmin duke e shkatërruar.

Piero Luigi Ruggenenti, drejtori i Nefrologia dhe Dializës shpjegon eksperimentin ku marrin pjesë edhe mjekët Stefano Rota e Diego Curtò.

Për sëmundjen e sipërpërmendur në veshka, kjo makineri i nxjerr të gjithë antitrupat që më pas ne i hedhim. Ne kuptuam që mund ta përdornim këtë praktikë te pacientët e shëruar nga COVID për të marrë nga trupat e tyre antitrupat super të vlefshëm. 

Nxjerrja e trupave zgjat për rreth dy orë, dhe nuk shkakton asnjë dhimbje për dhuruesin.

Një tub tërheq gjakun që më pas kalon nëpërmjet një instrumenti që nxjerr antitrupat e më pas kalojnë në një filtër.

Nuk mund të themi ende që kjo është një zgjidhje përfundimtare, duhet të bëjmë ende prova për të pasur rezultate konkrete. Por kjo është një teknikë e re për të nxjerrë nga trupi njeriut antitrupat  dhe jemi të sigurt se asnjë pacient nuk vdes dhe s’ka efekte anësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?