Kronikë

Goditet një tjetër Call Center në Tiranë, pranga dy administratorëve! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive

4 Qershor, 09:18| Përditesimi: 4 Qershor, 10:26

  • Share

Një tjetër rast i mashtrimit përmes Call Center-ave është goditur nga Policia e Tiranës. Seksioni i Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcat Operacionale kanë finalizuar operacionin e koduar “Last Call”, ndërsa kanë arrestuar dy administratorët e call centerit Olsi Vasku 35-vjeç dhe Admir Behari 32-vjeç.

Sipas policisë, këta  dy persona, në ambientin e përshtatur për call center në rrugën e Barrigadave, mashtronin persona të huaj për të investuar në bursa fiktive me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave. Nga komtrollet e kryera, u sekuestruan 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive", njoftoi policia.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive."

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?