ELBASAN-Një arsenal i madh armësh duke filluar nga kallashnikovë me silenciator, mina me telekomandë gati për shpërthim, municicone luftarake, janë zbuluar në banesën e Luis Gaxhit në Elbasan në lagjen ‘Gurabardhi’. Sipas policisë, këto armë dhe minat e tekekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale, për të cilat policia thotë se janë evidentuar, por për arsye hetimin nuk bëhen publike.
Blutë e Elbasanit kanë arrestuar Luis Gaxhin, lindur dhe banues në Elbasan dhe me precedent të mëparshëm penal pasi ishte dënuar në për vepra penale në fushën e narkotikëve. 37-vjeçari u arrestuar për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në pranga ka rënë edhe Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Rigers Spahiu dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi. Report Tv mëson se Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel. Riversi dhe Arjani janë vëllezërit i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Prokurorët që bëjnë hetimet për këtë çështje janë Kreshnik Ajazi dhe Gentjan Habazaj.
Konkretisht, në banesën e Luis Gaxhi, u gjetën:
• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
• 3 pistoleta me silenciatorë;
• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
• Kapsolla detonatore;
• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
• 4 aparate celulare;
• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.
Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të armëve skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Janë publikuar pamjet e operacionit të policisë në Elbasan, për zbulimin e arsenalit të armëve në Elbasan. Në pranga ka rënë Luis Gaxhi, 37-vjeç dhe Rigers Spahiu, 37-vjeç.
Një nga të arrestuarit ditën e sotme, është Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit. Report Tv mëson se ai është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel në nëntor 2020. Rigers dhe Arjani janë vëllezërit e kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Arjan Spahiu dhe Erjon Alibej kishin porositur tek Dumani vrasjen e rivalëve të tyre, anëtarë të fisit të Çapjave, ose siç njihen ndryshe grupi i Sakatit me qendër në Dubai.