Zbulohet një parcelë kanabisi në Zall-Bastar, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim vëllai i tij

20 Korrik 2022, 10:53| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 11:08

  • Share

Një parcelë kanabisi është zbuluar nga policia e Tiranës, ndërsa në pranga është vënë një 48-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se parcela është zbuluar në fshatin Zall-Bastar.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?