Pamje nga parcela me kanabis

Zbulohet një parcelë me kanabis në Bulqizë, nën hetim kryeplaku e specialisti i mjedisit! Autorët ende të pa identifikuar

30 Maj 2022, 13:52| Përditesimi: 30 Maj 2022, 13:59

  • Share

Si rezultat i një aksioni anti-kanabis të krye në Bulqizë është bërë e mundur sekuestrimi i 324 bimëve narkotike canabis sativa.

Në kuadër të operacionit është proceduar në gjendje të lirë një 61 vjeçar i identifikuar me inicialet  M.M me detyrë  kryeplak i fshatit Ballenjë.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë specilaisti roje i mjedisit 63 vjeçari i identifikuar me inicialet N.D me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në këtë aktivitet

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?