Kanabisi i sekuestruar

Zbulohet plantacion me kanabis në Spanjë, në pranga 4 shqiptarë! Kultivonin drogën në dy banesa të ndryshme

23 Dhjetor 2022, 11:00| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 16:41

  • Share

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pas një aksioni anti-drogë të zhvilluar në rajonin e njohur si ‘Cuni’. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm policia spanjolle ka zbuluar plantacion kanabisi në dy banesa.

Në total janë sekuestruar 22 kg kanabis dhe mediat spanjolle bëjnë me dije se ky ka qenë plantacioni më i madh i marihuanës që është zbuluar ndonjëherë. Bimët e kanabisit janë gjetur të shpërndara në disa dhoma të dy shtëpive. Njëra nga dhomat kishte shenja zjarri për shkak të instalimeve elektrike të jashtëligjshme që ishin të pranishme në të gjitha katet e shtëpisë.

Katër shqiptarët, të cilët akuzohen për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, do të dalin para gjykatës në ditët në vijim. Falë bashkëpunimit me teknikët e ENDESA-s, është zbuluar një mashtrim në rrjetin elektrik 150 amper, i cili mund të furnizonte 70 banesa. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?