Kronikë

Tiranë, zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Qesarakë, arrestohet 32-vjeçari! Tentoi që t’i largohet policisë duke u hedhur nga ballkoni (VIDEO)

16 Mars 2022, 18:50| Përditesimi: 16 Mars 2022, 20:40

  • Share

TIRANË- Një shtëpi bari është zbuluar në Tiranë. Në pranga të policisë ka rënë 32-vjeçari Ermir Nasi, i cili kishte marrë me qira një banesë në rrugën ‘Sotir Caci’ në zonën e Qesarakës, dhe e kishte përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike me anë të llambave.

I riu gjatë momentin që ka parë forcat e policisë, ka tentuar që të largohet, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës, por është nuk ka mundur të arratiset, pasi është arrestuar nga efektivët. Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe  81 vazo me bimë të dyshuara narkotike kannabis sativa.

Operacioni i policisë u zhvillua në bashkëpunim me OSSH, pasi është zbuluar benesa kishte lidhje të paligjshme dhe furnizohej me lidhje të dytë jashtë matjes. Pas verifikimeve në kabinë dhe ma pas në boksin e pallatit, konstatua vjedhja e energjisë e elektrike nga një abonent, kontrata e të cilit rezulton familjar. Për veprimet e mëtejshme, OSSH ka njoftuar policinë ku me pas është zbuluar se kultivohej kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"

Ora 19:43
Dalin pamjet nga ‘shtëpia e barit’ në Tiranë, policia jep detaje për arrestimin e 32-vjeçarit

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e 32-vjeçarit i cili u kap me shptëpi bari në Tiranë.

‘Finalizohet operacioni policor i koduar "Lugano 2", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.  Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me OSHEE.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen pajisje për kultivimin e kanabisit, llamba dhe bimë narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas në pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën "Sotir Caci", kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Lugano 2".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi  E. N., 32 vjeç, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë.

Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën "Sotir Caci", janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe  81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?