Zbulohet një simptomë e re dhe e çuditshme e Covid-19

7 Shtator 2020, 15:41| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 15:44

  • Share

Në muajt e fundit kemi parë se si efektet e infeksionit COVID-19 mund të ndikojnë në sistemin nervor ose në sisteme të tjera.

Tani, duket se ka një pasojë të re, mbase më të çuditshmen: quhet parosmia, ose shtrembërimi i nuhatjes.

Çfarë do të thotë?

Ata që u sëmuren me koronavirus jo vetëm nuk do të dallonin aromat por do ti ngatërronin ato: për shembull, aroma e mishit do të mbante erë vaji, mollë e kalbur apo kafe e djegur.

Studimet kanë zbuluar se shtrembërimi i nuhatjes prek 50 deri 80% të njerëzve që kontraktojnë virusin.

Por nëse anosmia (humbja totale e nuhatjes) është një gjendje e pazakontë dhe e bezdisshme, parosmia duket se është edhe më shumë.

Aromat e këndshme zëvendësohen me erëra të pakëndshme, siç janë perimet e kalbura ose tymi i cigares.
Por ka edhe më shumë.

Parosmia e bën ushqimin të pangrënshëm dhe komplikon gjestet e thjeshta, të përditshme, të tilla si larja e enëve ose larja e dhëmbëve.

Çfarë thonë ekspertët për këtë?

Disa kanë vërejtur se parosmia, e cila është një simptomë e rikuperimit të aromës, është kalimtare, por te disa njerëz mund të zgjasë me vite.

Dr Claire Hopkins, nga Shoqata britanike Rhinologjike, tha se është e gabuar të mendosh se "humbja ose ndryshimi i aromave që shkakton koronavirusi është jetëshkurtër. 'Ka shanse të mira për shërim, por ka shumë njerëz që do ta humbasin atë për një periudhë të gjatë kohore, me pasoja serioze në jetën e tyre'.

Në fakt, aroma luan një rol të rëndësishëm në kujtesë, humor, emocione dhe ata që vuajnë nga mosfunksionimet kanë një ndjenjë izolimi dhe frustrimi".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?