Bilbil Bajraktari

Politikë

Alibeaj 'sfidon' në Kamëz 2 ish-policët e Berishës dhe Rakip Sulin e Ramës në Kamëz! Kush është kandidati i Partisë Demokratike

28 Nëntor 2022, 11:06| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 14:04

  • Share

Bilbil Barjaktari do të jetë kandidati që do të garojë nën siglën e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kamzës, e cila është një prej atyre bashkive ku opozita kërkon të marrë fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ka vendosur kështu drejtuesin aktual të degës të degës së në këtë PD për të sfiduar kryebashkiakun aktual Rakip Suli, i cili pritet të jetë kandidati i mazhorancës, si dhe njërin prej 2 ish-policisë të Berishës, Asllan Dogjanin ose Arjan Hoxhën, që do të dali nga ‘Primaret’.  

Bajraktari është kandidati i 5 që zbulohet nga PD për garën elektorale të 14 majit, duke iu shtuar kështu kandidatëve të publikuar më parë për  4 bashki të tjera të vendit.  Para tij, janë zbuluar emrat e Agron Kapllanaj, i cili e ka publikuar vetë kandidaturën e tij për Mallakastrën, bankieri Ilir Koxhaj për Kuçovën, Naim Gazidede për Dibrën dhe Sandër Marku për bashkinë e Lezhës. Ndërsa për bashkinë e Kurbinit përfliteti si kandidat Genc Doçi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xoni: 28/11/2022 12:08

    Na myten katunaret... ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?