Ka disa simptoma më pak të njohura të variantit Omicron të Covid-19, që mund të nënkuptojnë se keni nevojë për trajtim urgjent.
Disa nga këto shenja mund të shfaqen në lëkurën, buzët ose thonjtë tuaj dhe rekomandohet që nëse i vëreni, t'i kontrolloni ato nga mjeku juaj.
Sipas ekspertëve shëndetësorë në Amerikë në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzët ose sipërfaqen e thonjve tuaj, raporton The Sun.
Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt se variantet e tjera, disa studime tregojnë se ky variant është më i butë se llojet e tjera.
Vaksinimi kundër Covid-it mbron kundër Omicron dhe ofron mundësinë më të mirë për të kapërcyer pandeminë, kanë thënë vazhdimisht zyrtarët shëndetësorë.