Zbulohet parcela me drogë, arrestohet 32-vjeçari në Memaliaj! Procedohet edhe kryeplaku i fshatit

15 Korrik 2022, 09:16| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 09:37

  • Share

MEMALIAJ- Një parcelë me drogë është zbuluar nga policia në zonë  e Memaliaj. Si pasojë është arrestuar 32-vjeçari Ermal Saka dhe është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit 66 vjeç.

32-vjeçari kishte shpyllëzuar një sipërfaqe toke në pyllin e fshatit Zhapokikë, Memaliaj dhe po e përgatiste për të kultivuar 331 fidanë në kubikë të cilët u asgjësuan. 

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Ermal Sakës u gjet  dhe u sekuestrua një armë elektroshok, të cilin ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 15/07/2022 09:48

    Gjithe Europa po e le te lire qe te rrise ekonomine keta sallatoret shpenzojne te prishin parcela te futin njerez brenda dhe te hane kete timin pastaj se leke ska nga te futen ketu o politike pise u qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?