Zbulohet parcela më e madhe e drogës në malet e Katalonias, mediat spanjolle: Mafia shqiptare e ka kthyer vendin në 'kopshtin e marijuanës’ të Evropës

12 Shtator 2022, 18:59| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 19:47

  • Share

SPANJË- Në një zonë të pyllëzuar në malet e Katalonias është gjetur një plantacion i madh droge, një hapësirë e konsiderueshme e dedikuar dhe e përshtatur  për kultivimin e drogës ku dy shqiptarë janë arrestuar. Mediat spanjolle shkruajnë se plantacioni i gjetur në Galicia nuk ka shumë dallim nga ato që janë të shpërndara nëpër xhungël në zonat e pyllëzuara të Amerikës së Jugut me dekada të tëra.

"Nuk kishim parë asgjë të tillë në tokë. Ne dinim për plantacione të brendshme , më të zakonshmet në Galicia dhe veçanërisht në pjesë të tjera të Spanjës. Ka pasur edhe raste të njerëzve që kultivonin kanabis në parcela afër shtëpive gjatë muajve të verës. Megjithatë, "asnjë si kjo", shkruan gazetari Victor Mendez, i cili ndoqi rastin dhe tha u paralajmërua nga Garda Civile për vështirësitë që mund të haste gjatë hyrjes në zonë.

'Një kamp i vërtetë' me gjithçka të nevojshme për të arritur rritjen e shpejtë të bimëve dhe, në të njëjtën kohë, për dy deri në tre persona që të qëndrojnë atje. Ata janë kultivuesit, të cilët jetojnë në vend në kushte krejtësisht të pashëndetshme për një rrogë të vogël, pavarësisht punës që kryejnë dhe mbi të gjitha rrezikut që kanë. Dy nga këta kultivues, ishin me kombësi shqiptare dhe u kapën në flagrancë në ambientet e tyre. Që atëherë ata kanë ndërruar “shtëpinë” nga malet e Pedres në qelitë e burgut.

Parcela ndodhet në një kodër, pranë një përroi të vogël që derdhet në rrjedhën e sipërme të lumit Lérez. E përbërë nga dy pjesë të ndara nga një zonë e pyllëzuar, ajo ka një strukturë të ngjashme me një pishinë në pjesën e saj më të lartë. Trafikantëve të drogës u është dashur të gërmojnë thellë përpara se të vendosin plastikë të siguruar me gurë të mëdhenj dhe trungje. Në këtë mënyrë ata ndërtuan një rezervuar uji me kapacitet për të ruajtur mijëra litra. Jetesa e kampit në javët më të nxehta të verës varej shumë prej tij. Të lidhura me të, qindra metra zorrë me sisteme të ujitjes me pika të mundësuara dhe të shpërndara në mënyrë perfekte në të dy zonat.

Për të arritur rezultatet më të mira dhe duke pasur parasysh shkallën e lartë të profesionalizmit të organizatës kriminale që zotëron plantacionin, media spanjolle shkruan se  "Mafia e frikshme shqiptare e Marihuanës përdorte qindra litra pleh të lëngshëm të posaçëm për këtë lloj bime. Shishet bosh u shpërndanë në të gjithë tokën ku ishte ndërtuar kampi i drogës".

Sipas medias spanjolle,mafia shqiptare me bazë në Katalonia, ka kapacitetin logjistik për t’u vendosur pothuajse kudo në vend, duke e kthyer Spanjën në ‘kopshtin e marijuanës’ autentik në Evropë.

Këtij rrjeti i atribuohet kampi i drogës i zbuluar në Cerdedo – Cotobade nga Garda Civile javën e kaluar, por edhe dhjetë plantacionet e çmontuara në katër provincat katalanase me afro 2000 bimë të shkatërruara në Valencia në mes të kësaj jave. Një skemë identike, me kampe në zona që janë shumë të vështira për t’u aksesuar, e banuar nga dy deri në tre kultivues që janë përgjegjës për rritjen e bimëve në lartësi më shumë se 1.5 metra.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?