Kronikë

Mirditë/ Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari, policia asgjëson 225 fidanë (VIDEO)

2 Qershor, 16:33| Përditesimi: 2 Qershor, 16:50

  • Share

Mirditë-Policia e Mirditës ka zbuluar në fshatin Trazhë një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa, ndërsa në pranga ka vënë një 35- vjeçar.

Gjatë ndërhyrjes në parcelë, u kap në flagrancë 35-vjeçari Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinata”.

Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

'Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.  Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.      

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale', njoftoi policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?