Debat me tone të forta në studion e Repolitix në Report Tv. Avokati Çlirim Gjata që mbron gazetarin Jetmir Olldashi ka akuzuar gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha se kërkon që të fusë në burg Olldashin.
Replikat e plota:
Gazetari Artan Hoxha: Ky është thelbi, ne s’mbajmë thelbin. Ja e njeh ky po pastaj..
Ylli Rakipi: Unë di një detaj më shumë se aq. Ai është përpjekur që t’i afrohet me çdo mënyrë Salianjit. Para se të bënte videon
Avokati Çlirim Gjata: Se kishte premtimin që do merrte lekët? Jo, hajd ta gjejmë këtë. Ka rënë drejtësia, ku e ke Gjykatën Kushtetuese?! Kush do e kontrollojë prokurorin mo?
Xhemal Qefalia: Babalja është personazhi memorial i PD
Avokati Çlirim Gjata: Do të fusësh në burg një koleg gazetar
Gazetari Artan Hoxha: Kjo është e qëllimshme dhe e turpshme. Kë dua të fus në burg unë?
Avokati Çlirim Gjata: O zotëri, je i vetmi në llojin tënd, si gazetar investigative
Gazetari Artan Hoxha: Nuk ka investigim aty
Avokati Çlirim Gjata: S’ke karakter profesional
Gazetari Artan Hoxha: Unë s’paskam karakter ëëë? Me kamerën e Partisë vajti aty bëri intervistë?!
Gazetari Ylli Rakipi: Tek unë ai kishte liri të plotë, po të kishte prova do e nxirrja
Gazetari Artan Hoxha: E donte Berisha para teje, e ka bërë Ilir Meta dhe Edi Rama para teje.
Avokati Çlirim Gjata: Edi Rama jo..
Gazetari Artan Hoxha: Mos e kalo, mos bëj lojë se s’të del mirë ky Pazar.
Avokati Çlirim Gjata: Kjo është kulmi i shkeljes së të drejtës.
Deputeti socialist Xhemal Qefalia: E përdori një parti politike. Të ishte gazetar profesionist gjente një studio televizive. Ftoni një dëshmitar që ka ikur për azil.
Lajmi kryesor: