Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me kryeministrin Edi Rama. Minutat para nisjes së takimit duket të kenë qenë të ndera. Në pritje të sinjalit për transmetimin live të mbledhjes, askush nuk fliste. Një qetësi që prishej nga vështrimi i kryeministrit, që për disa minuta, u vërtit i pashoqëruar nga asnjë fjalë, mbi pjesmarrësit, të ulur si mbi gjemba.
Fillimi i fjalës së Ramës, duket se e zbuti disa situatën. Kryeqyteti zuri pak vend, mes shumë çështjesh që ai ngriti. Mbyllja e fjalimit dhe ndërprerja e transmetimit live, duke kaluar në diskutimin me dyer të mbyllura, riktheu ankthin. Zakonisht kjo është pjesa kur kryeministri shpërthen pa doreza. Për çudi ai nuk e zgjati shumë. Vuri në dukje se ndërsa zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor janë pas dy vitesh, Tiranës (me kryetarin nën arrest) nuk i dihet fati. Pak më pas, u ngrit duke njoftuar se diskutimet do të vijonin në prani të ministrave, nën drejtimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Një njoftim që duket se riktheu ndjenjën e ankthit. Pavarësisht se si Balluku, dhe zoti Veliaj, kanë hedhur poshtë publikisht ekzistencën e një rivaliteti mes tyre, të gjithë në sallë e kishin të qartë realitetin e fakteve, veçanërisht zyrtarët e lartë të Bashkisë.
Fillimisht drejtuesve të qarqeve ju tha se mund të largoheshin, duke qenë se diskutimet do fokusoheshin vetëm në kryeqytet. Pak para se të dilnin atyre iu kërkua që mbledhje si për bashkinë e Tiranës ata duhet të organizonin dhe në bashkitë e qarqeve të tyre.
Ogerta Manastirliu, një nga drejtueset politike të qarkut të Tiranës, mësohet të ketë folur me terma përgjithësisht të moderuar, duke theksuar se kishte vend për të përmirësuar, shumë nga punët në kryeqytet. Por pas saj Balluku, deklaroi se nuk ishte aq elegante sa kolegia e saj dhe se preferonte të ishte e drejtpërdrejtë. Ajo ka kujtuar përvojat e hershme të saj në Bashkinë e Tiranës, gjë e cila, siç mësohet të jetë shprehur, i mundësonte asaj t’i kuptonte në ajër problemet.
Burimet tregojnë se fjala e saj kishte tone të qarta kritike ndaj ecurisë së shërbimeve, të cilat “nuk mund t’i mungojnë qytetarëve sepse një zyrtar druhet për këtë apo atë arsye”. Ajo ka vënë theksin dhe të një bashkëpunim i munguar mes Bashkisë dhe qeverisë apo institucioneve qendrore, duke sjellë si shembull dixhitalizimin. Për zëvendëskryeministren, e rëndësishme ndër të tjera, është riorganizmi apo dhe forcimi I rolit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Nga ana e tij ministri i Financave Petrit Malaj, ka bërë një analizë të situatës financiare, duke vënë në dukje, të ardhurat që më së shumti vijnë nga taksat e ndërtimit, dhe shpenzimet jo fort të balancuara.
Ndërsa ministri Blendi Gonxhja, i cili është përgjegjës për ‘mobilitetet’, mësohet të ketë bërë në mbledhje një analizë të problematikave të evidentuara deri më tani për qarkun e Tiranës dhe zgjidhjet për t'iu lehtësuar jetën qytetarëve. Burime brenda mbledhjes thonë se në fokus janë vënë transporti publik pa pengesa, nyjet kryesore të trafikut, zonat pedonale, parkimi apo transporti shkollor. Mësohet se Gonxhja ka theksuar se puna po bëhet në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si GIZ.
Pas kërkesës së kryeministrit Rama për të bërë një ‘inventar’ të problemeve në qarkun e Tiranës janë ngritur grupe ndihmëse, ku disa ministra sëbashku me drejtorë të bashkisë e të agjencive të tjera po punojnë sipas këtyre fushave: Ogerta Manastirliu – Struktura, Belinda Balluku – Shërbimet, Blendi Gonxhja – Mobiliteti dhe Petrit Malaj – Financat.
Komente

Normal o popull derisa votuat per armikun nr 1 public te Shqiperise ,Ervin Ramen, qe Kur ishte ne bashki gllaberoi hapesirat publike permes skemes 20% ,dhe sot pas 25 me te njejten shpure ndyresirash te korruptuarish Po legjitimon bllokun e ri 2030 ,me nje grusht perversash dhe kurtizanesh ,qe marrim vendime qeverie ne orgji e siper,hani bar Tani!!
PërgjigjuUne kam nje mendim tjeter per situaten me doreza dhe situaten pa doreza. Ne situaten me doreza Rama & co duket sikur sapo kane dale nga casino e hotel Tiranes ku ruleta ka groposur nr . qe nuk duhej, mbas zarave te hedhur ne tavoline per Ballukun, doli serish nje problem. Nuk mund ta perballoje me "kostumin" e zyrtares ose peofesionistes politikane qe " doesn't fit ". Ne situaten pa doreza, dilema debatohet " fit or doesn't fit" ??!! Ndryshe fillon loja e preferuar e Edit, te gjithe rreth e rtorull karrigeve me nr -1. Kur mbaron muzika, kush mbetet ne kembe shkon ti bej shoqeri Veliajt..
PërgjigjuJa ku e nxorri koken gjarperi… Erjonin e rrasen brenda qe bashkia t’i kaloje mbeses se Beqirit, me qellimin qe, nje dite ( jo shume), kur Rama te lere freret, zonja jo elegante te marre drejtimin e PS e te qeverise. Ne fund te fundit, nomenklatures i mbetet! Mjere ky popull!
PërgjigjuC'FARE DO PERMIRESONI JU NE TIRANE MOR NDYRESIRA...JU JENI SHKAKTARE TE SHKATARRIMIT TE TIRANES ME PALLATE MBI LULISHTE ,FUSHA SPORTIVE, DHE KINEMA...ZOTI E DI DETYREN.NE GJUME DO JU VRASE....
PërgjigjuE la ne duar te sigurta te mbesa e kreminelit
Përgjigju