Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për të garantuar sigurinë e një numri të madh të delegacioneve të nivelit të lartë që zbresin në Tiranë në 15 dhe 16 maj në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Për dy ditë Sheshi ‘Skënderbej’ ku zhvillohet samiti do të mbyllet edhe për këmbësorët. Në 16 maj të pakalueshme janë rrugët përreth qendrës së Tiranës, nisur nga parlamenti, tek 9-katëshet-tek rruga e barrikadave, pas hotel Tiranës, piazza, aksi tek banka e shqipërisë ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, drejt katedrales ortodokse tek kryqëzimi I myslym shyrit pranë sheshit rinia. Zonë e kuqe ku nuk do lejohen as këmbësorët janë edhe nga ura tek ish hotel Dajti drejt ministrisë së brendshme dhe sheshit ‘Skënderbej’.
Masat nisin prej të mërkurës së 14 majit në orën 22.00 deri në 23.00, me bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve nga Aeroporti në Rinas drejt Tiranës, hyrja në autostradën “Thumanë- Kashar”, autostrada “Durrës- Tiranë” - Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”- Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit deri në hyrjen e delegacioneve në Hotel “Plaza”.
Në 15 maj, nga ora 08.00 deri në 24.00, interval kur lëvizin delegacionet nga Rinasi drejt Tiranës, bllokohet nga Rinasi në Thumanë-Kashar - në “Durrës-Tiranë” – devijon tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit – rruga e liqenit drejt Rrethrrotullimit të Saukut– Rruga e Elbasanit deri tek Hotel “Plaza” dhe të gjitha rrugët që ndodhen përreth hotelit, sheshit Skënderbej.
Të premten e 16 majit, nga ora 06.30 deri në 11.30 do të bllokohen plotësisht rrugët e të njëjtit itinerar nga aeroporti i Rinasi drejt sheshit Skënderbej dhe hoteleve që ndodhen pranë sheshit të aktivitetit.
Të premten e 16 majit, në orën 13.00 nis bllokimi i rrugës së kthimit të delegacionieve për në Rinas. Për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Rinasit do jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” dhe Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas'. Ndërkohë, për shkak të bllokimit të rrugëve, TIA u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që të paraqiten 3 ose 4 orë para orarit të fluturimit.
Po, më 16 maj bllokohet plotësisht lëvizja e automjeteve, nisur nga Sheshi Skënderbej, në rrugën e elbasanit, rrethi I saukut, unaza e re, autostrada tiranë-durrës, në thumanë -kashar drejt në aeroportin ‘nënë Tereza’. Policia sqaron se në kohën e kalimit të delegacioneve, rrugëkalimet dhe autostradat do të bllokohen në të dyja krahët e lëvizjes. Sipas policisë bllokimi i rrugëve për largimin e delegacioneve është deri në 18.00 por axhenda mund të shtyjë me tej kohën e bllokimit, pasi konferenca e përbashkët e liderve pritet të në 18.30.
Më 15 dhe 16 maj do të ndalohet parkimi dhe qendrimi i mjeteve tek sheshi skënderbej, në gjithë zonat pranë parlamentit, kalasë së Tiranës, bulevardit Dëshmorët e Kombit, bulevardit Zogu i Parë. Nga ora 06.00-20.00 do të ndalohet qendrimi, pushimi apo ndalimi tek rruga e elbasanit, rrethi I ekonomikut I gjithë perimetri I akeseve rrugore që dërgojnë në qender të tiranës.
Kufizime të pjesshme do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, rrugët që çojnë pranë 10 hoteleve ku do të qëndrojnë delegacionet, hotelet në zonën e stadiumit, bulevardin dëshmorët e kombit, zona e ish-bllokut rruga ibrahim rrugova, zona e hoteleve tek Liqeni i Thatë, dy hotele tek bulevardi Gjergj Fishta pranë pallatit me shigjeta, dhe zona e hoteleve në Rinas.
Bulevardi Zogu i Parë drejt sheshi Skënderbej devijohet tek ministria e drejtësisë, rruga e Durrësit devijohet tek Ministira e Arsimit, rruga e Kavajës devijohet tek xhamia, rruga e Dibrës devijohet tek selvia.
Policia u kërkon qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin rrugët dytësore. Për shkak të zhvillimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm, qeveria vendosi pushim zyrtar për shkollat dhe punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, ditë që do të zëvendësohen.
PLANI I PLOTË I MASAVE TË POLICISË SË SHTETIT
I. BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE
Bllokime të plota të akseve rrugore:
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:
a. Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 - 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
b. Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Autostrada “Durrës-Tiranë” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori” - Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
c. Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astir - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
d. Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” - Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Unaza e Re krahu i Astir - Autostrada “Tiranë-Durrës” - Autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”
Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve. Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:
a. Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
-Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
-Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
-Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
-Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” - Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” - degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
c.Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
d. Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”
III. BLLOKIME TE PARKIMEVE
Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit. Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15.05.2025 - 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Tower”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
I. KUFIZIME TË PJESSHME
Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
1. Hotel “MAK Albania” - Stadiumi “Air Albania” - Rruga “Dervish Hima” - Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës - Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
2. Hotel “Marriot” - Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
3. Hotel “Rogner” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, - Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
4. Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” - Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
6. Hotel “Radison” - Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” - Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” - Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas - Mbikalimi në Qafë Kashar - Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesëshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
V.NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI
Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” - Rruga e Elbasanit - Rruga “George W. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.
K.M/SI.E./ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit:
-
Bojkotimi
50.2%
-
Lodhja
19.4%
-
Çorganizimi
30.5%
Vota total: 660