Bota

Zbulohet plani 'Yellowhammer': Mungesë ilaçesh, ushqimi, përhapje e sëmundjeve, rritje e çmimeve dhe kaos

12 Shtator 2019, 11:24| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 11:37

  • Share

"Dokument i vjetër”, e kishte përcaktuar Michael Gove, Ministri i Përgatitjeve për Brexit, disa javë më parë publikimin e ‘Sunday Times’ të disa dokumenteve sekrete të qeverisë që përshkruan skenarin më të keq të mundshëm në rast dalje pa marrëveshje të Londra nga BE.

Plani i ashtuquajtur ‘i vjetëruar’, "Yellowhammer", që ka të përpiluar masat që duhet të ndërmarrë qeveria britanike në rast të mungesës së ushqimeve, kaosit dhe trazirave në rrugë, tani rezulton se i takon datës 4 gusht 2019, kur qeveria Johnson ishte në detyrë, dhe për këtë arsye skenari gjysëm apokaliptik që mund të presë Mbretërinë e Bashkuar në rast të "Jo marrëveshje" duket i besueshëm.

Ekzekutivi u detyrua ta botojë "Yellowhammer" pas një ligji të miratuar ‘in extremis” nga opozita para pezullimit të Parlamentit të kërkuar nga Johnson dhe që u gjykua i paligjshëm nga një gjykatë skoceze.

Në skenarin më të keq të përshkruar nga e njëjta qeveri, për shkak të Brexit, flitet për një mungesë të mundshme ilaçesh dhe ushqimesh të freskëta, përhapjen e sëmundjeve, çmimet e ushqimit dhe energjisë elektrike të destinuara të rriten, rrezikut të dhunës në Irlandën e Veriut dhe në rrugë, kaos në Gjibraltar dhe Dover.

Në dokument ka dhe një paragraf, ai me numër 15, i censuruar. Sipas burimeve nga Downing Street, ky është një pasazh që është ‘errësuar’ për arsye tregtare. A duhet ta besojmë këtë herë?

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?