Ervin Karanxha

Zbulohet prokurori që ishte kundër izolimit të Avdylajve: S'mund të dënohen dy herë! Po kërcënimet kundër policëve e celularët?

30 Maj 2020, 16:57| Përditesimi: 30 Maj 2020, 17:29

  • Share

Një ditë më parë u shënua skandali i radhës në drejtësinë shqiptare, pasi grupi Avdylaj ia hodhi sikur nuk kishte ndodhur asgjë, pavarësisht se kërcënuan dhe kundërshtuan me forcë policët brenda në burg, ndërsa iu gjetën dhe celularë. Por kush ishte prokurori i dosjes?

Gjykata vendosi që të rrëzojë Drejtorinë e Burgjeve duke marrë edhe mendimin e prokurorit Ervin Karanxha, i cili nuk ishte në të njëjtën linjë me Drejtorin Agim Ismaili, që kërkoi izolimin e grupit të Avdylajve.

I kontaktuar nga Report Tv prokurori Karanxha u shpreh se ka qenë kundër një mase shtesë izolimi nga drejtoria e përgjithshme për grupin Avdyli pasi ata e kishin një masë izoluese më parë.

"Vendimet i merr gjykata jo unë. Unë kam qenë kundër një mase shtesë izolimi nga drejtoria e përgjithshme pasi ata e kishin një masë izoluese nga paraburgimi 313-të për të njëjtën ngjarje të ndodhur më 21 maj. Sipas ligjit një person nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën gjë" tha prokurori.

E ndërsa ka argumentuar faktin se ka qenë kundër masës shtesë të izolimit për arsye se një të tillë më parë e ka dhënë drejtori i burgut 313-të për këtë grup, mbetet e çuditshme se si ka mundësi që për prokurorin nuk kanë përbërë vepra penale kërcënimet, kanosja dhe kundërshtimi me forcë i policisë nga këta persona, por edhe mbajtja e celularëve në qeli!!

Emri i Prokurori Karanxha u përfol në media edhe në janar të këtij viti, pas një vendimi që kishte dhënë ndaj për pushimin e hetimeve për një punonjës të burgut 313, i cili kishte tentuar që të fuste pije alkoolike në qelinë e Emiljano Shullazit. Prokurori Ervin Karanxha ende nuk ka kaluar në vetting.

Komento

Komente

  • Emigranti: 31/05/2020 16:38

    Shtet me ligje te forta por me korupsjon te mad htet qe nuk ke ku ankohesh

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2020 02:12

    Vetem ne Shqiperi prokuroret behen me avokate te krimineleve se sa avokatet e tyre.

    Përgjigju
  • Ali Morina: 30/05/2020 23:12

    Shqiptarja.com si gazete ka ngrejt edhe problematika tjera dhe jane zgjudh pastaj se esht bo buj. Edhe ne kte rast mos ta leje pa e germu mire dhe pa zbulu qe prokurori eshtr fiks KCK se e din qe nuk do e kaloje vetingun dhe thjesht po ben ca si shum lek dhe ne fund nuk do e gjeje asgje se do e shkarkojn por do gezoj leket e korrupsionit ne fshehtesi. Keta duhen djeg me acid tgjithe prokuror dhe tforte bashk.

    Përgjigju
  • Ladi: 30/05/2020 19:08

    Prokurori dhe babai i tij kane te njejtin ves, zbatim e perpikte te rregullores se lojrave te fatit dhe dopio shansit.

    Përgjigju
  • I njejta histori: 30/05/2020 17:18

    Sipas ketij palo “ prokuror “ po te vjedhesh apo te vrasesh per te dyten here nuk mund te denohesh, sepse je denuar nje here. Bravo “prokuror”.... cfare te thuash me te qe-I’m gojen se eshte prokuror Burri botes. Oh e mjera Shqiperi ne dore te kujt ke rene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?