TIRANË- Një 30-vjeçar po shëtiste në rrugët e kryeqytetit me një armë me silenciator me vete, gati për qitje, kur është ndaluar nga uniformat blu. Ai u kap në zonën e Kombinatit, por Policia ka zbuluar pranë banesës së tij, një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, të cilat më pas ua shiste kriminelëve të ndryshëm.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.
“Zbulohet një punishte në të cilën 30-vjeçari prodhonte silenciator për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.
Sekuestrohen arma e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në Kombinat. 30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente

Bravo Komisarjatit 6.
PërgjigjuJu lumte policise.
Përgjigju