Foto nga agjentët e arrestuar

Kosova & Rajoni

Zbulohet rrjeti serb i spiunazhit në Kosovë, Kurti: Pranoi fajin njëri nga të dyshuarit, Serbia nuk ndalet me përpjekjet për destabilizim

7 Qershor, 15:29| Përditesimi: 7 Qershor, 16:35

  • Share

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), ndërsa njëri prej tyre ka pranuar fajësinë pas përballjes me provat! Bëhet fjalë për tre shqiptarë dhe dy serbë, të përfshirë në aktivitete të inteligjencës që synonin dëmtimin e sigurisë së vendit dhe njollosjen e luftës çlirimtare.

Lajmi është bërë publik nga vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një reagim të prerë ka bërë me dije se operacioni është rezultat i punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.

“Këto raste dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, por edhe suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, theksoi Kurti.

Sipas tij, veprimtaria e këtyre personave përfshinte, përpjekje për rishkrim të historisë, me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut. Edhe nga ana tjetër është pasur si objektiv rritjen e infiltrimeve në organizata ndërkombëtare dhe qarqe ekstremiste fetare, për të dëmtuar sigurinë dhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Njëri prej të arrestuarve, i identifikuar me inicialet A.V., ka pranuar fajësinë pas përballjes me dëshmitë dhe provat e mbledhura nga institucionet.

Kryeministri vlerësoi punën e AKI-së dhe institucioneve të sigurisë, duke thënë se ato kanë treguar “efikasitet të jashtëzakonshëm dhe aftësi të avancuara operative e analitike në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues”.

Në fund të reagimit të tij, Kurti bëri thirrje për vëmendje dhe angazhim qytetar në ruajtjen e stabilitetit të vendit.

“Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare,” tha Kurti.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?