Momenti nga grabitja dhe shenja 'x' e vendosur nga grabitesit

Zbulohet shenja sekrete në banesat e vjedhura, kapet llogaritarja e grupit të hajdutëve/ Çfarë u tha policëve gjatë arrestimit

11 Shtator 2020, 20:58| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 09:20

  • Share

Kjo është shenja treguese e grupit të informatorëve të vjedhjeve të banesave.

Shenja e vendosur nga grabitesit

Në 2 muaj 12 grabitje janë zhvilluar nga ky grup në Tiranë dhe Durrës. Kjo shenjë ishte kod komunikimi i grupit për të treguar se prej tre ditësh në këtë banesë shënuar me shenjës X për ekzekutim nuk kishte hyrje-dalje.

Report Tv mëson ekskluzivisht se pak minuta më parë në pikën kufitare me Maqedoninë, është kapur llogaritarja e grupit Valbona Osmani, 33 vjeçarja nga Durrësi.

Pardje u arrestuan tre anëtarët e grupit të hajdutëve, ndërsa një tentoi që të arratisej, por u kap më vonë nga policia. Konkretisht është arrestuar 45 vjeçari Arjan Rrupa, banues në Durrës, autori kryesor i vjedhjeve, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Osmani këmbente në vlera monetare varëse, ora, byzylykë e sende elektronike.

Sipas informacioneve, 33 vjeçarja nuk ka bërë rezistencë, por u ka thënë policëve se e ngatërronin me një person tjetër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?