OceanGate

Bota

Zbulohet shkaku i shpërthimit të nëndetëses OceanGate: Praktika sigurie thellësisht të gabuara

5 Gusht, 15:42| Përditesimi: 5 Gusht, 15:45

  • Share

Roja Bregdetare Amerikane ka zbuluar rezultatet e hetimit për shpërthimin e nëndetëses OceanGate në thellësitë e Oqeanit të Atlantikut të Veriut, aksident i cili ndodhi në qershor të vitit 2023.

Raporti tregon se OceanGate kishte "praktika të rrezikshme dhe thelbësisht të pasakta" në lidhje me sigurinë.

Hetuesit kanë theksuar diferenca të mëdha midis protokolleve të shkruara të sigurisë dhe praktikave të vërteta të kompanisë.

Gjithashtu, është evidentuar se kompania kishte një “ambient toksik pune”, që do të thotë se anëtarë të stafit të cilët kishin ngritur shqetësime mbi sigurinë, ishin pezulluar nga puna.

Në raport thuhet gjithashtu se CEO i OceanGate, Stockton Rush, i cili humbi jetën gjatë shpërthimit të nëndetëses, ka treguar neglizhencë që çoi në këtë aksident tragjik.

Hetuesit shtojnë se Rush e injoroi plotësisht nevojën për inspektime të rëndësishme, të dhëna dhe procedura të mirëmbajtjes për të parandaluar aksidente të kësaj natyre.

Sipas hetuesve, Rush mund të përballej me akuza penale, pasi ata kanë gjetur dëshmi që sugjerojnë mundësinë e një shkelje të mundshme penale.

Raporti gjithashtu konfirmoi se shkaku i shpërthimit të nëndetëses ishte një “dëmtim i integritetit strukturor” të OceanGate, që shkaktoi vdekjen e 5 pasagjerëve që ndodheshin në bord, të zhytur në thellësi për të parë rrënojat e Titanikut.

Viktimat ishin biznesmeni Shahzada Dawood 48 vjeç, djali i tij Suleman Dawood 19 vjeç, biznesmeni Hamish Harding 58 vjeç dhe eksploruesi Paul-Henri Nargeolet 77 vjeç.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?