Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock 'n' roll-it, Elvis Presley, vdiq në moshën 54-vjeçare, për shkak të një pengimi në zorrë.
Vajza e vetme e Elvis Presley, vdiq për shkak të një pengimi të zorrëve, që u shakaktua nga ngjitjet e operacionit për humbje peshe, që iu nënshtrua disa vite më parë.
Presley, gjithashtu këngëtare, vdiq pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar, në moshën 54 vjeç.
Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.
Presley, një këngëtare dhe kompozitore, u varros përfundimisht pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vrau veten në vitin 2020.
Pas vdekjes së saj, nëna e saj, Priscilla Presley, ngriti një sfidë ligjore për vlefshmërinë e testamentit, duke argumentuar se ajo nuk ishte në dijeni të një ndryshimi të vitit 2016 që e kishte rrëzuar atë si një administruese e besuar që mbikëqyrte pasurinë e Lisa Marie.