Policia e Shkodrës ka zbuluar një 'shtëpi bari' në Koplik me 700 bimë narkotike të kultivuara, ku u gjetën gjithashtu dhe 22 kilogramë kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës së 64-vjeçarit Ramiz Nikdukaj, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llampave elektrike.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan, rreth 22 kilogramë kanabis si dhe 455 rrënjë bimë nartoktike të cilat ndodheshin brenda ambienteve të banesës, ndërsa 245 të tjera të cilat ishin të kultivuara në oborrin e shtëpisë së 64-vjeçarit.
Gjithashtu, gjatë operacioni policia arrestoi një 34-vjeçar me iniciale A.L dhe një 64-vjeçar me iniciale B.K të cilët u kapën duke punuar në amabinetet e banesës ku po kultivohej kanabisi.
U shpallën në kërkim Almir Nikdukaj, djali i Ramiz Nikdukaj, po ashtu u procedua në gjendje të lirë vajza e tij.
Gjithashtu dhe vunë nën hetim 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Llamba, llampa, llambadari,llampadari, llamallari, llermi,
Përgjigju