Shtypshkronja ku prodhoheshin euro false

Zbulohet shtypshkronja e kartëmonedhave false në Napoli! Prodhoi 15 mln euro false në 3 vjet

15 Gusht, 14:40| Përditesimi: 15 Gusht, 14:44

  • Share

Policia italiane pas një hetimi të prokurorisë së Napolit zbuloi një shtypshkronjë për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara në një lagje në pjesën lindore të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 2.7 mln euro false, ndërsa në shtypshkronjë shtypeshin kartëmonedhave të false të prerjeve 20, 50 dhe 100 euro, aktivitet kriminal i nisur që në 2021.

Karabinierët kryen një kontroll dhe arrestuan një person që besohet se ishte përgjegjës për ngritjen dhe menaxhimin e shtypshkronjës klandestine, të ndërtuar në shtëpinë e tij.

Brenda shtëpisë u gjet shtypshkronja klandestine e ngritur me vendosjen në seri të 31 printerëve dixhitalë dhe mjeteve të tjera tekniko-grafike. Vlerësohet se shtypshkronja ka prodhuar rreth 30% të monedhës false në qarkullim, sasi që mendohet se arrin mbi 15 milionë euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?