TIRANË - Vrasja e Pjerin Xhuvanit dje në Elbasan, zbulon skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill. Quhet "Struktura për Mbrojtjen e Votës" (SMV). Lajmi është bërë publik me zë dhe me figurë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Sipas Bardhit, vrasësi Arber Paplekaj "është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtes së votës, kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".
Pjesë e të njëjtës strukturë (paraushtarake) "SMV" që Bardhi pranon publikisht që është krijuar janë edhe dy nga katër të plagosurit, Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, edhe ata ish-punonjës të Policisë së Shtetit. Ndryshe nga sa pretendon Bardhi në këtë deklaratë të tijën të orëve të vona, që bëhet fjalë për persona pa precedentë penalë, Emiljano Prenga rezulton arrestuar dhe inkriminuar ne 2017.
Struktura për Mbrojtjen e Votave përdor furgonë të njëjtë si dy të sekuestruar sot në Elbasan pas përleshjes me armë, me të cilët ky grup paraushtarak patrullon qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë. Në dallim nga një forcë e rregullt policie private, struktura e Mbrojtjes së Votës e krijuar nga PD duket si një organizëm i paligjshëm që ka punësuar ish-policë që lëvizin të armatosur, por pa asnjë rregull dhe kod. Sipas Bardhi struktura eshte e shtrire ne te gjitha qarqet.
Ja pjesa e deklarates se Gazment Bardhit permes te ciles pranon ekzistencen e struktures se armatosur deri tani te panjohur:
Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuat nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.(...)
Ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.
Arber Paplekaj është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit, tha Gazmend Bardhi
Arbër Paplekaj autor i vrasjes në Elbasan pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës
Krijimi i bandave te armatosura esht pergjegjsi direkte e policise se shtetit qe i lejon te bredhin te armatosur dhe un i asgjeson.Balla te vendos policine ne pun dhe ti arrestoj gjith meqe e ditka ket gje
PërgjigjuKur t'ju vije meta apo basha ne vlore apo ne elbasan,,,merreni perpara me gure e hunj,,perzijini nga qyteti,,,asnje minute mos i lejoni keta dy kriminele ne keto dy qytete....
PërgjigjuTaktika e paramilitareve te rekrutuar nga Berishistet ne '97 dhe qe lane kockat neper te gjithe shqiperine. Kujtonj Cerrikun, Permetin, Uren Vajgurore, Vloren ne '97 se cfare u munduan te bejne keta cetniket e maleve te PD. Nuk zune mend ne '97 dhe jsne versulur serish si bisha te etura per gjak. Nese policia e shtetit nuk eshte e zonja ti ndaloje atehere do i ndaloje dhe asgjesoje populli si ne '97. Nese prokuroria nuk eshte e predispozuar te zbatoje ligjin duke ngritur urgjentisht akuza penale per keta cetnike dhe organizatoret e tyre atehere me mire te behet menjane. Nuk mund te vrasesh ti pa gjyq more plehre nje qytetar kushdo qofte ai. Kush jeni ju more Vuksaner qe ju genjen mendja se nuk do perfundoni serish te masakruar rrugeve si ne '97 kur provokuar popullin.
PërgjigjuVrane nje elbasanas pa arme njerez te ardhur nga rrethe te tjera dhe te stervitur ushtarake dhe me arme me vete, njerez qe dine si dhe pse vritet dikush. Turp i madh. Te shkoje ne burg tere grupi plus shefat
PërgjigjuPD E AGJENTURES SE FAMKEQIT GAZI DEDE VAZHDON TE VRASI NJEREZ NE 2021 SE PO TE ISHTE NE PUSHTET DO I ZHDUKTE SIC ZHDUKU REMZI HOXHEN... PD KA SHUME VRASES NE QARKULLIM.... KA NE STRUKTURA PARALELE DHE NE POLICIN E SHTETIT DHE SHISH.... QYTETARET DO JA JAPIN ME VOTE ME 25 RESTON, GAZMENT GAZI DEDE BARDHIT DHE S.B.
PërgjigjuKy eshte bashkpuntor ne vrasje.Po pse keshtu mbrohen votat mor kriminel,duke vrar njerze ?.Mos i'u jepni pushtet kriminelve te PD-se,sepse do i'u vrasin pa gjyqe ,sic vran sot.
PërgjigjuARRESTONI KETE BARDHIN NE ELBASAN DHE TE GJITHE ZINXJIRIN DREJTUES TE KESAJ PARTIE KRIMINALE NE ELBASAN...
PërgjigjuNE CILIN VEND TE EUROPES PARTITE PARA ZGJEDHJEVE NGRENE STRUKTURA ILEGALE TE ARMATOSURA PER MBROJTJEN E VOTES,,,,MBROJTJA E VOTES BEHET NGA SHTETI ME ORGANET E SAJ,,,KJO ESHTE NJE STRUKTURE ILEGALE E PALIGJSHME,,,DHE E DENUESHME ,....SHTETI TE ARRESTOJE KETA PALACO QE VRASIN NJEREZIT ME ARME NE MES TE QYTETIT....
PërgjigjuNe cilin vend te botes detyrohet nje parti te mbroje voten me arme... angola burindi burkina faso etj... ska mo termet kurva kush prek voten te beje testament perpara... hallall PD e paska marr seriozisht keaaj radhe
Per kë punon ky?Kush e pagon? BARDHI? APO BASHA? "Folow the Money trail". Polices i bëri "FLESH WOUND", te tjerëve...."KILLSHOT".
PërgjigjuDuhet Protestuar te Selia e PD, sé,se janë bërë si Cetniket e Arkanit!po perhapin vellavrasje si themeluesit e tyre,Eproret Serbet
Përgjigju“Është pjese e struktutes per mbrojtjen e votes dhe, per shkak te punes qe kryen është i pajisur me leje te armes nga policia e shtetit” . Ky arsyetim kerkon shpjegim me të hollësishëm dhe keto shpjegime duhet t’ia kerkoj prokuroria
PërgjigjuSka dyshim se PD e veqmas ky bardhziu jane kriminel,e thot vet ky idioti se vrasesi eshte ne mbrojtje te votes! Po policiae shtetit per qfar eshte,ti numeron te vraret e bardhziut, sikur te vepron drejtesia ska nevoje per prova tjera,ky qe sot duhej te ishte ne burg dhe JO vetem ky pour edhe ilir meta e sali berisha dhe te gjithe ata qe terrorizojne shqiptaret,posht PD dhe kriminelet e saj.
PërgjigjuNuk kisha ndermend te votoja. Duhet dalje masive kunder pd. Del Bardhi dhe rekruton mercenare. Shteti ka marre fund. Duhet dalje masive per ti zhdukur njehere e mire keta mbethe te 97
PërgjigjuTe drejte ke o shoku po keta kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne dhe ne fund pa pike meshire marrin jete njerzish. Like injoranti, mona surrat kali,salqeni e lulka dhe gjithe te tjeret qe mbjellin luften civile duhet te denohen nga drejtesia
Ok, 12