Skeleti i dinozaurit që u zbulua

Bota

Zbulohet skeleti i një dinozauri në Kinë, mendohet se ka jetuar rreth 180 milion vjet më parë

6 Qershor 2021, 20:08| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 07:20

  • Share

KINË- Paleontologët kinezë zbuluan skeletin e një dinozauri në Lufeng, në jug-perëndim të Kinës.

Skeleti është rreth 70% i paprekur dhe besohet që të ketë qenë gati 8 metra i gjatë.

Skeleti u zbulua në një gërmim në fund të muajit maj dhe sipas raportimeve të para mendohet që dinozauri të ketë jetuar rreth 180 milion vjet më parë.

Kreu i Qendrës së Ruajtjes dhe Kërkimit të Fosileve të Dinosaurëve në Qytetin Lufeng, Wang Tao tha se një fosil kaq i plotë dinosauri është një zbulim i rrallë në të gjithë botën.

 Ai e përshkroi fosilin si një "thesar kombëtar" dhe tha se ekipi i tij tani shpresonte të gërmonte kafkën e dinozaurit.    

"Bazuar në fosilin e zbuluar gjatë viteve, në bishtin e tij dhe kockat e kofshës, ne besojmë se ky është një lloj gjigandi Lufengosaurus, i cili jetoi gjatë periudhës së Jurasisë së Hershme", shtoi ai.   

Qendra po planifikon një gërmim emergjence për të shpëtuar skeletin sepse u gjet në një vend në rrezik të erozionit të tokës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?