Zbulohet skema e mashtrimit/ 48-vjeçari hiqej si prokuror i SPAK në Kadastrën e Beratit! U zhvaste para qytetarëve për t’u ‘zgjidhur’ problemet me pronat

7 Nëntor, 10:49| Përditesimi: 7 Nëntor, 13:40

  • Share

BERAT- Alban Muco, 48 vjeç, nga Tirana, u arrestua në Berat pasi u paraqit në zyrat e Kadastrës duke pretenduar se ishte prokuror i SPAK dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve kundrejt parave. Muco rezulton edhe më herët i dënuar për të njëjtën skemë mashtrimi.

Njoftimi i Prokurorisë së Beratit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin Alban Muconën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore" dhe "Mashtrimi", iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alban Muco, 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore" dhe "Mashtrimi".   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?