Zbulohet spiuni egjiptian në zyrën e kancelares gjermane! Ja si i 'mbylli gojën' Merkeli Egjiptit

10 Korrik 2020, 23:31| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 07:58

  • Share

Që gruaja më e fuqishme në botë është dhe më e pamëshirshmja nuk duhet të çudisë askënd. Në dhjetor të 2019 brenda ekipit dhe zyrave të saj u zbulua një spiun egjiptian, i cili prej vitesh u ka dhënë informacione të klasifikuara shërbimeve sekrete Egjiptiane.

Spiuni është zbuluar dhjetorin e shkuar. Zyrat e Kancelares janë kontrolluar nga prokuroria që po heton për aktivitet spiunazhi.

Regjimi i AL Sisi ka kërkuar informacion mbi opozitarët që janë në azil ndërkohë  shoqata e medias së huaj ka kërkuar nëpërmjet presidentit Georgios Pappas, që çështja të hetohej në themel.

Spiuni ka pasur akses në të dhënat e 400 gazetarëve nga 60 shtete.

Nga skandali në skandal në orët e fundit ka dalë në dritë që pas zbulimit të spiunit egjiptian në fund të viti 2019, gjermania anuloi 80 milionë euro borxhe Kairos në datën 1 korrik.

Bëhet fjalë për transhin e tretë prej 80 milionë euro të dhëna Al Sisit, një operacion praktikisht i dhënë nga Berlini për lirimin e dy bashkëpunëtorëve e Fondacionit Adenauer në 2018 pas një procesi farsë që i kishte dënuar me burg.

Ndërkohë dy ditë më parë ministri i ekonomisë gjermane bëri publik vendimin që kishte dhënë ok për shitjen e dy nëndetëseve Egjiptit. 

Pra Italia nuk është i vetmi shtet nëse mund të quhet skizofren për marrëdhëniet që ka me Egjiptin.

Pak javë më parë dolën në dritë zhvillimet e një rasti tjetër muostroz spiunazhi në dëm të Angela Merkel që ngurtësuan marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë.

Në 2015 emailet e Bundestagut dhe të Kancelares gjermane ishin objekt i hakerave të shërbimeve sekrete ushtarake rus GRU.

E së fundmi prokuroria zbuloi një fajtor në dëm të të cilit u vendos një mandat arresti për 29 vjecarin Dmitrij Badin. Pas kësaj ngjarje Angela Merkel lëshoi mesazhe mjaft të forta ndaj strategjisë së ndjekur nga Vladimir Putin.

Sulmi ndaj Bundestagut tregon një strategji të mirë menduar të një lufte të ftohtë të Kremlinit duke falsifikuar fakte dhe dizorientuar kundërshtarin.

Një akt që kancelaria gjermane e quajti jashtëzakonisht të pakëndshëm ose më mirë muostroz.

Vrasja nga ana e cekinit gjeorgjian ndaj Tiergartenit të Berlinit që ndodhi një vit më parë me urdhër të shërbimeve sekrete ruse ushtarake shkaktoi vendimin e Berlinit për të larguar dy diplomatë rus nga Berlini të sulmit ndaj Bundestagut që po krijon tensione të mëdha në marrëdhëniet me Rusinë.

Berlini thirri ambasadorin rus në ministrinë e jashtme duke e kërcënuar me sanksione të Europës ndaj Moskës.

Por vetëm pak vite më parë Merkel kishte shprehur keqardhje për një rast tjetër spiunazhi të jashtëzakonshëm që kishte të bënte më aleatin e saj të madh Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Incidenti ndodhi në vitin 2013 në vitet e të famshmit Wikiliks të Eduard Snowden ish spiun i NSA që zbuloi super kontrollin e miliona amerikanëve e të huajve nga ana i shërbimit sekret amerikan.

Në një moment doli në skenë që NSa kishte vënë në përgjim edhe telefonin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ajo reagoi e indinjuar që ‘kjo gjë nuk bëhet midis dy vendeve miq’. Mëkat që u zbulua pak kohë më vonë që amerikanët kishte pasur akses edhe nëpërmjet disa bazave ushtarake në një baze europiane.  Nga baza e NSA ishin përgjuar prej vitesh edhe me mbështetjen e shërbimeve sekrete gjermane shumë politikanë evropian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?