Zbulohet 'tmerri' i perndjekjeve online! Nga burgu në Francë shantazhoi dhe denigroi 62 vajza në Tik Tok e Instagram! Ja si u zbulua (EMRI)

9 Gusht, 13:10| Përditesimi: 9 Gusht, 23:33

  • Share

Tirane-Fabjan Dodaj, 34 vjeç, ky në foto, dyshohet se është autor i të paktën 62 rasteve të përndjekjes online. Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës, indicien për zbardhjen e një skandali të këtyre përmasave e mori nga disa kallëzime që erdhën nga viktima të përndjekjes online.

Në hetimet që zgjatën për disa kohë, provat i çuan hetuesit deri në Francë, e madje brenda qelive të burgut “Lyon Cobras”, aty ku interceptimet kompjuterike pulsonin. Menjëherë nisi bashkëpunimi me autoritetet franceze përmes Intepol Tirana, dhe pas kontrollit në qelinë e tij iu gjet aparati celular, me të cilin kishte mundur të shantazhojë me dhjetëra persona, kryesisht vajza dhe gra.

"Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi Fabjan Dodaj, 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale "Vjedhje me pasoja të rënda" dhe "Komplot kriminal", parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale "Falsifikimi kompjuterik" informoi sot policia e Tiranës.  "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Perndjekja", dhe "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu "Lyon Cobras", në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale, informoi sot policia e Tiranës. 

Përndjekja

Celulari tashmë është sekuestruar dhe pritet të ekzaminohet, ndërsa numri i të shantazhuarve dyshohet se është shumë më i lartë. 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok dhe Instagram, dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Dodaj më pas i shantazhonte duke u kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij, vijon policia.

 Në Francë ai është i dënuar për komplot kriminal dhe vjedhje, ndërsa nga autoritetet tona të Krimit Kibernetik akuzohet për 4 vepra penale, nga falsifikimi kompjuterik, deri tek ndërhyrja në të dhënat kompjuterike, perndjekje, dhe ndërhyrje të padrejta në jetën private.

 Në rrjetin social Tik-Tok shfaqen denoncime të shumta të qytetarëve të ndryshëm, të cilët pasi janë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë tentuar që me të njëjtën monedhë të denigrojnë fytyrën e tij për sjelljen kriminale.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 09/08/2024 15:44

    Kur bje katunaria në qytet, Atdheu ështe m'rrezik!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/08/2024 15:34

    Tani qe e gjeten kush eshte duhet te mbaj gjith fisin mbrapa per ta ruajtur apo te ngujohet brenda ne kull dhe mos te dali

    Përgjigju
  • Hvf: 09/08/2024 15:28

    Thiu... fare e keqe

    Përgjigju
  • O komentusa: 09/08/2024 15:25

    Pse nuk e pranoni qe vajzat vdesin te flasin e te lidhen me te burgosur ?? Pastaj kur i shantazhojn apo kercenojn ankohen

    Përgjigju
  • Mezesi: 09/08/2024 13:59

    Po ku e majn veten dhe per burra me seder kta maloket

    Përgjigju
    • Xxxxx: 09/08/2024 18:17

      Ke fol tamam si koprofag....je i madh

    • XXX: 09/08/2024 15:35

      Po ku ka malok me seder e me bes maloku eshte besprem qe ne lindje. Nuk ka me legen se maloket.

  • Spaku: 09/08/2024 13:53

    Sa minj arash paska pas kjo toke mor. Dhe burgaxhi dhe mi arash. Aty kalbu tu harroft emri kuck mashkull. Isgalla po e marrin vedht te burgosurit sidomis ngonje xhamakjan e te sjell stomakun ne vete

    Përgjigju
  • Eri: 09/08/2024 13:31

    Djemte si ky jane vertete kurva, jo ato qe ishin ne lajme sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?