Alarmi për qarkullimin e “Deltacrone”, një varianti i cili kombinon Deltën dhe Omicron ishte vetëm një gabim teknik.
Lajmin për “gabimin teknik” e ka bërë me dije asistenti profesor i Virologjisë në EKPA dhe anëtar i komisionit të ekspertëve Gikas Majorkinis në Qipro, ku edhe u mendua se u shfaq për herë të parë ky variant.
“Lidhur me Deltacron (përzierjen e Delta dhe Omicron) në Qipro, që u raportua në mediat e vendit kohëve të fundit, analizat e para të pavarura tregojnë se bëhet fjalë për një gabim teknik të laboratorit në procesin e leximit të gjenomit,” ka shkruar ai.
Në Qipro u mendua se ishin identifikuar 25 raste pozitive të këtij varianti, por fatmirësisht ai ishte një gabim teknik.