Njëra nga dy makinat tip Toyota Yaris ku u sekuestruan 4-5 mln euro

Zbulohet vendi që trafikantët fshehën 4 milionë eurot në 2 makinat ‘Toyota', mister porositësi

24 Qershor 2018, 18:54| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 18:58

  • Share

Report Tv zbulon detaje të reja për operacionin në Durrës ku u gjetën dhe sekuestruan 4-5 milionë euro në 2 nga 9 makinat që po transportoheshin në një kamion me pronar Edi Likën. Policia kishte informacion nga INTERPOL-i për shumën e fshehur dhe nisi kontrollin, ndërsa fillimisht në njërën nga makinat tip Toyota Yaris’ u gjet një pjesë e shumës, e fshehur te dyert, ndërsa më pas u kontrolluan me imtësi dhe makinat e tjera dhe rezultoi që edhe në një tjetër ‘Toyota Yaris’ po te dyert ishte fshehur pjesa tjetër. Preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.

Report Tv ka siguruar edhe dëshminë e parë të Likës, që ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte, ndërsa ishte kontraktuar për transportin nga një biznesmen. Ndërsa ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave ‘Toyota Yaris’. Policia po vijon hetimet për të zbuluar biznesmenin. Ndërkohë që makinat dhe shuma e eurove janë sekuestruar nga prokuroria për llogari të hetimeve.  Operacioni është realizuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?