Elmaz Eltari

Zbuloi 'Ethet hemoragjike', humb 'betejën' me Covid profesori i njohur Elmaz Eltari

23 Tetor 2020, 14:54| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 16:34

  • Share

Ndërron jetë pasi u infektua me Covid, profesori i njohur i mjekësisë Elmaz Eltari, në moshën 85 vjeçare.

Ditët e fundit ka qenë i shtruar në spitalin infektiv. Tërë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive. Eltari njihet dhe si zbuluesi i “Etheve Hemorragjike virale’. Ka studiuar epideminë e Kolerës në Shqipëri dhe atë të Poliomelitit në vitin 1996, kurse në vitin 2011 ka botuar “Atlasin e Sëmundjeve Infektive” me 600 fotografi.

Në vitin 1962 përfundoi Fakultetin e Mjekësisë dhe po në këtë vit u emërua mjek në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Infektive”. Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Ndërsa prej vitit 1978 ishte Shef i Klinikës Universitare të “Sëmundjeve Infektive” dhe shef i lëndës së “Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë”.

Gjithsej atij i numërohen rreth 22 botime shkencore; tekste mësimore, monografi, manuale, atlase etj. Ai është bashkëautor i tekstit të parë mbi “Sëmundjet infektive”, autor i tekstit “Sëmundjet e Brendshme” për Infermieristikën, autor i manualit pasuniversitar “Antibiotikët dhe Infeksionet bakteriale”, studimit “Sëmundjet Diarreike në Spitalin Infektiv të Tiranës”. etj.

Sakaq ka botuar dhe mbi 70 artikuj në shtypin mjekësor shkencor shqiptar dhe 5 artikuj shkencor në shtypin mjekësor botëror. Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, ka vërtetuar për herë të parë, praninë e borreliazës në Shqipëri.

Ora 15:42
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj me COVID: Jam shumë i rënduar, kura e katërt e ilaçeve që ndërrova sot

FIER- Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sindikata e Naftëtarëve përmes një postimi në Facebook.

Ata kanë publikuar një mesazh të Sokol Dautaj ku shkruan se ai ka rezultuar pozitiv ditën e sotme dhe se gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Për më tepër ai shkruan se ka ndërruar 4 herë mjekime. Në mesazhin e tij ai shkruan se greva e naftëtareve gra do të vijojë pavarësisht tentativave që sipas tij janë bërë për të prishur këtë grevë.

"Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.Sot mora dhe testin, pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot. Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato. Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush.sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese sgjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen.gjendjuni prane grave Heroina" - shkruhet në mesazhin e Dautajt.

Dautaj ka qenë edhe vete në grevë urie, ku madje u shtruar edhe në spital.  9 ditë më parë, dolën burrat nga greva e urisë dhe u futën gratë, punonjëse të rafinerisë

Postimi i plotë i Sokol Dautaj

Lajmi kryesor:

COVID-19/ 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë! Ndërron jetë një 21-vjeçar nga Elbasani! Shuhet profesori që zbuloi ethet infektive në Shqipëri! Pozitiv deputetja e PS


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?