Kronikë

Zbuloi se shefi i Krimeve në Përmet u pezullua nga detyra, familjarët e efektivit kërcënojnë gazetarin e Report TV, Piro Nase! Reagon Asociacioni i Gazetarëve

1 Tetor, 12:43| Përditesimi: 1 Tetor, 16:09

  • Share

Gazetari i Report TV në qytetin e Gjirokastrës, Piro Nase ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarët e Dhurim Çenkos, shefit të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ai ishte pezulluar nga detyra për shkak se kishte pasur dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Këlcyra nga njerku polic dhe kolegu i tij dhe nuk kishte marrë masa. 

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të organeve ligjzbatuese dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve. 

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është i tronditur nga kërcënimet ndaj kolegut tonë të Report TV Piro Nase. AGSH është vënë në dijeni të një kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Piro Nase nga familjarët e shefit të Krimeve në Përmet i pezulluar pas raportimeve se ishte në dijeni të një abuzimi seksual me të mitur. Menjëherë pas lajmit të raportuar nga Nase, ai ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarët e efektivit për të cilat AGSH është vënë në dijeni dhe ka mundur të shohë e dëgjojë provat e kërcënimit. Ne kërkojmë me urgjencë që strukturat e policisë dhe Prokuroria e Gjirokastrës të nisin menjëherë hetimet dhe të vendosin përgjegjësisë autorët e kërcënimeve. Ne i qëndrojmë në krahë kolegut Nase dhe e inkurajojmë atë të vijojë shërbimin ndaj qytetarëve me korrektësi dhe guxim.”, thuhet në reagim.

Sakaq, gazetari i Report TV ka depozituar kallëzim penal në Komisariatin e Gjirokastrës. Report TV raportoi se Çenko ishte pezulluar nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore dhe se kishte nisur një hetim disiplinor për të, pasi kishte dijeni për abuzimin e së miturës nga njerku polic dhe kolegu i tij, por nuk mori asnjë masë.

Report TV dhe Shqiptarja.com sqaron se informacioni i raportuar nga gazetari Nase bazohet në një kërkesë për informacion, ku Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës bëri të ditur se Dhurim Çenko ishte në dijeni të abuzimit ndaj 16-vjeçares dhe nuk kishte marrë asnjë masë. Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetim disiplinor. Çenko është pezulluar nga detyra më 19 shtator, një ditë pas urdhër-arresteve ndaj dy kolegëve të tij.

Ora 15:14
Kërcënimi i gazetarit Piro Nase, ambasada e Serbisë dënon sulmin: Autoritetet të reagojnë, të mbrojnë familjen e tij

1759324525_gazetaripironase.jpg

Ambasada e Shqipërisë në vendin tonë ka reaguar për kërcënimin e gazetarit të Report Tv, Piro Nase, duke bërë thirrje që autoritetet shtetërore të marrin masa si dhe të garantojnë sigurinë e familjes së gazetarit.

“Ambasada e Republikës së Serbisë në Republikën e Shqipërisë dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet ndaj gazetarit të Report Tv Piro Nase, një anëtar i shquar i komunitetit serb në Republikën e Shqipërisë. U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore kompetente të Republikës së Shqipërisë që të reagojnë urgjentisht dhe t'i ofrojnë mbrojtje familjes së Nases, si dhe t'i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Serbisë në Tiranë.

Gazetari Piro Nase u kërcënua nga djali i shefit të Krimeve në Përmet, pasi raportoi shkarkimin nga detyra të Dhurim Çenkos.

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?