Ariane Lavrilleux

Zbuloi të dhëna tronditëse në një lajm të publikuar në 2021, arrestohet gazetarja franceze

21 Shtator 2023, 16:08| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 16:10

  • Share

Një gazetare franceze u arrestua këtë të martë, pasi dyshohet se kishte akses në mënyrë të paligjshme në sekretet shtetërore. Ajo u mor në pyetje nga policia në lidhje me një lajm të publikuar në vitin 2021, sipas të cilit inteligjenca franceze është përdorur nga Egjipti për të vrarë civilë.

Policia bastisi më 19 shtator banesën e gazetares, Ariane Lavrilleux, dhe më pas e shoqëroi atë në komisariat. Sipas avokatit mbrojtës, ajo u mor në pyetje në lidhje me një hetim që vinte në rrezik sigurinë kombëtare. Pas disa orësh, Ariane u la e lirë.

Për këtë çështje, reagoi dhe Amnesty International e cila e cilësoi si shqetësuese për fjalën e lirë, arrestimin e gazetares.

“Të ndalosh një gazetare sepse kreu punën e saj dhe nxori në dritë informacione për interesin publik, mund të jetë një kërcënim për lirinë e shtypit”, shkruhet në një reagim.

Sipas raportimeve, Lavrilleux u pyet nga oficerët e inteligjencës franceze në selinë qendrore të Sigurisë së Brendshme, DGSI.

Në artikullin e saj të publikuar në 2021, Lavrilleux përdori dokumente sekrete, sipas të cilave, autoritetet egjiptiane përdorën inteligjencën franceze për të bombarduar dhe vrarë kontrabandistët në kufirin mes Egjiptit dhe Libanit në vitet 2016-2018.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nqs lajmi ishte i vërtetë: 21/09/2023 17:38

    S'ka pse të arrestohet. Ajo bëri punën.

    Përgjigju
  • Beluli: 21/09/2023 16:19

    Jo mo cne nuk i bejne vendet “demokratike “ keto lloj krimesh ata jane shume te “ paster “ por nese keto gjera do te ndodhin ne ndonje shtet jo perendimor do tu shqyhej llapa duke folur kurse ne vendet e tyre ju bejne presion mediave dhe nuk i lejojne tju dalin skandalet ne drite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?