Zbuloni Funarin e Elbasanit dhe Darsinë e Lushnjes, dy fshatra piktoreskë ku po zhvillohet agroturizmi

Mes Tiranës dhe Elbasanit gjendet një ndër mrekullitë e natyrës, pika turistike e Funarit, rrethuar nga malet dhe 4 liqene. Në Funar mund të aplikohen sporte të ndryshme si kanoe, hipizëm, hedhje me parashutë, shëtitje në natyrë.

Për të promovuar resurset natyrore u organizua nga bashkia e Elbasanit festa lokale “Funar Fest” ku perpos aktiviteve u çel dhe panairi me produktet bio te zones.

Ndërhyrjet e pjesshme në rruge kanë lehtësuar mbërritjen në Funar, por banorët i druhen ndertimeve qe mund te demtojne kete destinacion turistik natyror.

Një tjeter zonë që kërkon të zhvillojë agro-turizmin është Darsia e cila shtrihet nga liqeni i Kasharajt mbi qytetin e Lushnjes dhe përfundon në Belsh. Në të dyja anët gjenden qindra rrënjë ullinj dhe peme frutore. Me qëllim promocimin e zonës u zhvillua panairi i Darsisë, ku janë ekspozuar prodhimet e shumta të zones. Bie në sy mbi të gjitha çertifikimi i vajit të ullirit të kësaj zone i cili është jo vetëm për tregun vendas, por edhe për tregun ndërkombëtar.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?