Zbuloni si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme

17 Mars 2020, 08:21| Përditesimi: 17 Mars 2020, 08:22

  • Share

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar zonat malore ku herë pas here do ketë kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 19°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vijon mot i vranët dhe reshje dëbore në Europën Veriore dhe Lindore. POR masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën tjetër të kontinentit do të diktojnë mot të kthjellët në Ishujt Britanikë, Europën Qendrore dhe atë Jugore

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?