Duar

Lifestyle

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

13 Tetor, 18:56| Përditesimi: 13 Tetor, 18:57

  • Share

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve?

Epo me sa duket, forma, madhësia, dhe vijat në duart tuaja tregojnë disa karakteristika të personalitetit tuaj.

Leximi i duarve ka nisur në Indi, ndërsa tani thuajse është përhapur në të gjitha vendet e botës.

Ajo që është e veçantë, është fakti se vijat në duart tuaja ndryshojnë, duke fituar kështu një kuptim të ri.

Forma e dorës
Njësoj si horoskopi, i cili lidhet me katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) ashtu edhe format e dorës zbulojnë tipare nga personaliteti juaj, në bazë të këtyre elementeve.

Zjarri
Nëse ju keni elementin e zjarrit, pëllëmba juaj është më e gjatë e në formë drejtkëndore, ndërsa gishtat tuaj të vegjël, kanë distancë nga ato më të mëdhenj. Jeni njerëz që ju pëlqejnë aventurat dhe ndiqni instiktin tuaj. Nga ana tjetër e humbisni durimin shumë shpejt

Toka
Nëse ju keni elementin e tokës, pëllëmba juaj është e rrumbullakët dhe keni gishta të shkurtër. Ju pëlqen të jeni realist dhe praktikë. Për më tepër, ju jeni të përgjegjshëm, këmbëngulës dhe punëtorë. Ju pëlqejnë lidhjet e gjata dhe dini si t’i mbani ato.

Ajri
Nëse ju keni elementin e ajrit, ju keni pëllëmbë rrumbullake ose drejtkëndore dhe keni gishta shumë të gjatë. Pika juaj e fortë është zgjuarsia dhe analiza e përkryer e gjithçkaje. Ju dini të gjeni zgjidhje për çdo problem, pasi ju nuk veproni me zemër por me mendje.

Uji
Nëse ju keni elementin e ujit, pëllëmba juaj është ovale dhe keni gishta të gjatë e të hollë. Pika juaj e fortë është kreativiteti dhe imagjinata. Gjithashtu, ju jeni shumë emocionalë, dhe dini si të ndërtoni marrëdhënië të shëndëtshme me njerëzit që ju rrethojnë.

Megjithatë, emocionet e tepërta jo gjithnjë ju çojnë drejt vendimeve të duhura, e kjo është arsyeja që mund t’ju kapë stresi e paniku.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?