Politikë

Zëdhënësi flet si Meta me sloganin e opozitës: Mocioni i çunave të Shijakut do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët

15 Qershor 2019, 16:49| Përditesimi: 15 Qershor 2019, 17:02

  • Share

Ka zgjedhur sërish sloganin e opozitës, me të njëjtin që përdori për herë të parë ditën kur doli publikisht dhe tha se ka vendosur të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë radhë, jo presidenti Ilir Meta, por është këshilltari i tij, Tedi Blushi, i cili në një status në Facebook, përmend sërish sloganin e opozitës. Shqipëria si gjithë Evropa! Në reagimin e tij, Blushi thotë se rezoluta e Partisë Socialiste dhe nisja e procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, në vetvete kërkon të instalojë "Narko-Republikën". Zëdhënësi i Metës thotë se Presidenti është zgjedhur nga një parlamenti legjitim, ndërsa parlamentin e sotëm e quajnë jolegjitim. Mocioni i "çunave të Shijakut" - thotë Blushi - do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë

"Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!", shkruan zëdhënësi i Presidencës në rrjetin social Facebook, një njoftim i shpërndarë për mediat edhe në grupin zyrtar të presidencës në Whatsapp.

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta i coi një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu informuar se sa është numri aktual i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Parlamentit aktualisht i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante.

Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë, tashmë mbetet për t'u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.

Statusi në Facebook i këshilltarit të Presidentit

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tropojani: 15/06/2019 19:53

    Keta te gjithe njelloj jane dhe si te tille e kane vendin ne burg

    Përgjigju
  • Zyberi: 15/06/2019 18:50

    META ESHTE BISHE POLITIKE POLITIKISHT META E HA TE GJALLE ED RAMEN

    Përgjigju
  • Maloku: 15/06/2019 17:16

    U hap foleja e gjarprinjeve... Do ti njerrin te gjithe kokat avash avash.po ta vesh re flasin te gjithe njelloj perfaqsojn shtetin po r pengojne qytetaret te votojne se e kan kuptuar qe si voton me njeri

    Përgjigju
  • kelyshi metes: 15/06/2019 17:16

    dmth cfare ju eshte e drejte!! dhe e kunderta nuk eshte!!!ka ligje o tedy bear!!ate i thuaj likes me bllok ne dore.mos na cani trapin se edhe pak dhe koha juaj mbaron.ik te keqen me krahun e fituesve se pd lsi po fundosen,mbase ben karriere andej

    Përgjigju
  • ERP: 15/06/2019 17:12

    Ai Ilir Meta jot po ecen me hapa gjigand drejt burgut. Atje e ka vendin ai

    Përgjigju
  • Ladi: 15/06/2019 17:10

    Beni te pakten eshte cun i qut,ky Blushi i vogel qeka kaqol! lol

    Përgjigju
  • Popull: 15/06/2019 17:09

    Duhet urgjentisht dekretimi i nje policise presidenciale me nje truproje te fuqishem per MBROJTJEN e pallatit presidencjal Administraten presidenciale dhe vete presidentin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?