Zëdhënësi i Brukselit: BE-ja mbështet fortë punën e Gjykatës Speciale të Hagës

24 Qershor 2020, 17:16| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 17:24

  • Share

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se blloku evropian është "mbështetës i fortë i punës" së Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë "dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit", i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE.

Ndërkohë, përmes një reagimi zyrtar, BE-ja ka thënë se nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara, sa u përket punës së tyre, dhe se këto çështje duhet të adresohen te këta mekanizma.

“Është shumë e rëndësishme që Zyra e Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara të vazhdojë të bëjë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje”, është thënë mes tjerash në reagim.

Ky reagim vjen pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte.


Lajmi kryesor:

Krime lufte/ Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit! Rama: I indinjuar, duhet të nderojmë Luftën Çlirimtare të Kosovës


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?