Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një intervistë për Tass, i quajti oficerët gjermanë që folën për sulm në urën e Krimesë, si “bastardë të palavdishëm”.
Zakharova, siç raporton media ruse, kujtoi qyteti ne Kerçit, pikën hyrëse nga ura e Krimesë dhe solli në vëmendje mizoritë e nazistëve aty gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ajo sjell në memorie se si nazistët u shpërndanin ushqime të helmuara fëmijëve në atë zonë me cianid kaliumi.
“Tani në Kerç, në sheshin përballë shkollës, është një monument për këta fëmijë”, thotë ajo.
“Çdo gjerman duhet të dijë se çfarë bënë paraardhësit e tyre në vendin ku kjo urë të çon drejt Krimesë. Dhe tani, 80 vjet më vonë, janë po këta bastardë të palavdishëm që kujtojnë siç thonë ata, Luftwaffe-in e vjetër, ushtrinë, përvojën ushtarake dhe ata mendojnë se si ta sjellin sërish këtë fatkeqësi, një tragjedi e popullit gjerman, i cili mesa duket i nënshtrohet edhe një herë së njëjtës ideologji naziste. Kjo nuk është vetëm e turpshme, por shkon edhe përtej këtyre kategorive”, tha Zakharova për Tass.
Nëse njerëzit do të kishin ende turp, ata kurrë nuk do ta hapnin gojën as për Luftwaffe-in “e vjetër” dhe përvojën e tij luftarake, as për urën e Krimesë, përfundoi ajo.