Politikë

Zëdhënësja e kreut të PL-së: Më 11 maj t’i japim fund qeverisjes që rrënoi popullin, kemi program të realizueshëm! Votoni Ilir Metën 

3 Maj, 15:39| Përditesimi: 3 Maj, 16:17

  • Share

Partia e Lirisë ka hyrë në javën e fundit të takimeve për fushatën elektorale të 11 majit, ku është në koalicion me PD dhe ADSHM.

Jasmira Memelli, zëdhënësja e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili prej 21 tetorit 2024 ndodhet i arrestuar dhe paraburgosur, ka dhënë sot (3 maj) një deklaratë për mediat në emër të tij.

Në emër të ADSHM premtohet garantimi i një minimumi jetik për çdo qytetar shqiptar. 

“Në një kohë kur varfëria po thellohet dhe qeveria aktuale ka braktisur shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi. Minimumi jetik nuk është vetëm një shifër financiare, por një standard themelor për jetesën me dinjitet, një të drejtë që çdo shqiptar duhet ta gëzojë. Sot, mijëra qytetarë shqiptarë jetojnë nën kufirin e mbijetesës. Inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve bazë, mungesa e mbështetjes sociale dhe politikat abuzive të qeverisë aktuale i kanë shtyrë shumë familje drejt varfërisë ekstreme”, thuhet në këtë reagim.

Më tej theksohen problematikat me ndihmën ekonomike është e pamjaftueshme, që shpesh jepet në mënyrë selektive dhe nuk i përgjigjet nevojave reale të njerëzve në nevojë. 

“Programi  ynë synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për çdo individ. Ky program në 100 ditët e para garanton:
Vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për çdo shqiptar. Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, çdo i papunë ose person me ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo jetim, do të marrë 200 euro në muaj. Rritjen e pensioneve me 20%. Rritjen e rrogës minimale në 500 euro. Rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale, do të pajisen me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojnë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjen e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar  rreth 450 euro në vit”, vijon deklarata e zëdhënëses së Metës.

Gjithashtu në program janë të përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, e që do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë dhe i naftës do të ulet me 35-40%.

I njëjti program si i PD-së, ku parashikohen edhe falja e gjobave për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, punonjësit me rroga të ulëta, nënat kryefamiljare, familjet në ndihmë ekonomike, të papunët dhe biznesin e vogël.

“Ky program është i detajuar dhe i realizueshëm. Ai do të financohet përmes një përdorimi më të mirë të buxhetit të shtetit, luftës kundër korrupsionit dhe uljes së luksit qeveritar. Ne besojmë  se askush nuk duhet të vuajë për bukën e gojës në një shtet që ka potencial për zhvillim dhe mirëqenie. Minimumi jetik është jo vetëm një përgjigje ndaj krizës sociale, por një hap i domosdoshëm drejt një shoqërie më humane, ku çdo qytetar respektohet dhe mbështetet. Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që rrënoi  dhe shpopulloi Shqipërinë”, vijon deklarata.

Në fund Memelli apeloi që të votohet aleanca e ADSHM dhe për Ilir Metën në qarkun e Tiranës. 

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?