Partia e Lirisë

Politikë

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Memelli: Shqipëria po fundoset ekonomikisht, koha për një strategji prodhimi 'Made in Albania'

21 Prill, 17:41| Përditesimi: 21 Prill, 17:42

  • Share

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, znj. Jasmira Memelli, ka dhënë një deklaratë ditën e sotme ku është shprehur se vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, si pasojë e mungesës së vizionit dhe strategjisë së qartë për zhvillimin industrial.

Ajo theksoi se qeverisja aktuale ka ndjekur një model të dështuar ekonomik, të mbështetur në konsum dhe shërbime me vlerë të ulët të shtuar, ndërkohë që mijëra vende pune po mbyllen dhe eksportet kanë pësuar një rënie të ndjeshme.

Deklarata e Partisë së Lirisë: 

Shqipëria është zhytur në një krizë të vërtetë ekonomike, pasi eksportet kanë rënë ndjeshëm dhe mijëra vende pune po mbyllen çdo ditë. Në një kohë kur fqinjët tanë po ndërmarrin hapa konkretë për të modernizuar ekonominë, për të fuqizuar prodhimin vendas dhe për të rritur konkurrueshmërinë, Shqipëria vijon të ecë pa një busull strategjike për zhvillimin industrial.

Kjo mungesë vizioni dhe strategjie është pasojë e një modeli ekonomik të dështuar, të bazuar në konsum dhe shërbime me vlerë të ulët të shtuar. Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme duke injoruar industrinë dhe potencialin prodhues të vendit, të cilat janë themel për çdo ekonomi të fortë.

Ne kemi kapacitetet, burimet dhe njerëz të zotë, por ajo që mungon është mbështetja dhe vizioni strategjik. Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të rajonit dhe të Europës, të cilat kanë vendosur industrinë në zemër të strategjisë ekonomike.

Koalicioni i PD-së, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në programin e saj i ka dhënë rëndësi të veçantë prodhimit vendas "Made in Albania", me synimin për ta kthyer Shqipërinë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese.

Ky program ekonomik për Shqipërinë ul ndjeshëm koston e jetesës së qytetarëve dhe çliron ekonominë familjare e kombëtare nga kriza. Me 11 Maj të gjithë sëbashku votojmë nr.1 Koalicionin PD, për Shqipërinë Madhështore, për të pasur Shqipërinë që duam.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cepan: 21/04/2025 20:19

    O lesh e li e kthyer ne partine e lekut, s’kane nevoje shqiptaret per programet e hajduteve, por dorezoni floririn dhe gjene e vjedhur dhe i rregullon PS-ja te gjitha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?