Ina Zhupa

Zëdhënësja e PD-së: Blendi Gonxhe për 1 muaj shtoi 3 kategori në patentën e tij (FOTO)

26 Korrik 2020, 21:59| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 22:04

  • Share

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente në lidhje me drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhen, ku e akuzon se brenda një muaji shtoi 3 kategori shtesë patente për veten e tij.  Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet dhe t'i hyjë në thellësi aferave të shumta të Gonxhes. Zhupa ka publikuar dokumentet nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e tij.

Postimi i plotë i Zhupës:

Dje i drejtova disa pyetje publike Gonxhes: Nëse ai ka abuzuar me detyrën për përfitime personale duke marr kategoritë e patentave për një muaj ndërkohë që është vetë drejtor i patentave? Të përgjigjej nëse ka marr kategoritë si drejtori i madh që ka në dorë t’ju bëj gjëmën nga ai i pari tek i fundit atyre që kanë detyrimin për ti dhënë kategoritë? Qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre prisnin që Gonxhja i patentave t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara publikisht.  Por të gjithë e kemi vënë re se si kryebashkiakët, deputetët, funksionarët rilindës vuajnë nga humbja e kujtesës për dënimet e marra, për shkeljen e ligjit, abuzimin me detyrë, kështu që po mundohem ta ndihmoj të kujtojë. Më poshtë dokumentet nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patentave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhrat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe. Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij. Shpresoj që këto ta ndihmojnë që t'i kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.  Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe t'i hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes.

Komento

Komente

  • Shofer: 27/07/2020 11:01

    Komentet jane per Gonxhen i cili mesa duket pergatitet per shofer me maune. Ketu ka nje vend... c te duhet o legen

    Përgjigju
  • A. N.: 27/07/2020 07:29

    Sic duket do punoje shofer autobuzit.

    Përgjigju
  • Genti: 27/07/2020 00:38

    Në fakt pyetja është: A do sjellë shkarkimi apo mos shkarkimi i Metës rritje ekonomike për shqiptarët, zgjedhje të lira e të ndershme, apo do rregullojë thjesht pazaret e politikës së vjetër? A do ketë më shumë punësim dhe formalizim të ekononisë? A do sjellë më shumë drejtësi, liri, a do ketë më pak censurë për median dhe nga media? Apo do vazhdojnë shqiptarët të shikojmë në varfëri dhe papunësi teatrin qesharak 30 vjeçar të politikës dhe sahanlëpirjet e mediave të blera që vetëcensurohen dhe censurojnë memdimin e lirë? Pra, do vazhdojnë njerëzit të shohin teatrin kush ia fut kujt, kush do hipi apo do zbresë nga pushteti, si do i serviloset media, etj si këto? Të paktën jepni më shumë rëndësi dhe dinjitet punës tuaj fisnike si gazetarë, merruni me misionin tuaj për të vërtetën, mos censuroni lajmet apo mendimet,dhe mos u sorrollasni përherë në teatrin e gënjeshtrave të politikës së korruptuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?