Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki

Bota

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me COVID-19: Jam e vaksinuar dhe po përjetoj simptoma të lehta

1 Nëntor 2021, 13:18| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 13:22

  • Share

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se doli pozitive në testin për COVID-19 të dielën, ndërsa theksoi se për herë të fundit është takuar me presidentin Joe Biden, të martën.

Psaki, 42 vjeçe, deklaroi se ishte e vaksinuar dhe po përjetonte simptoma të buta, tha se me presidentin u ulën jashtë të martën, më shumë se 1.8 metra larg njëri-tjetrit dhe mbanin maska. Presidenti Biden doli negativ në testin për COVID-19 të shtunën, tha një person i afërt me situatën.

“Unë po e publikoj këtë njoftim për hir të transparencës”, tha Psaki që është zëdhënësja kryesore e Shtëpisë së Bardhë dhe personi i profilit më të lartë në administratën e presidentit Biden që dihet se është prekur nga COVID-19, që kur ai mori detyrën në muajin janar.

Ajo vendosi të mos i bashkohet presidentit Biden në udhëtimin e tij në Romë dhe Glasgou këtë javë, sepse një anëtar i familjes së saj doli pozitiv në testin për virusin dhe për këtë arsye ajo u fut në karantinë.

Psaki është në karantinë që nga e mërkura dhe në mënyrë të përsëritur doli negative përpara se të dalë pozitive në testin për COVID-19 të dielën. Zonja Psaki planifikon të kthehet në punë pas karantinës 10 ditëshe.

Shtëpia e Bardhë po lufton të vërë nën kontroll pandeminë, me miliona amerikanë që refuzojnë të vaksinohen.

Zëdhënësja Psaki tha më herët gjatë vitit se presidenti Biden, i cili është plotësisht i vaksinuar, testohet çdo dy javë, me kërkesë të mjekut të tij, Kevin O'Connor. Presidenti Biden, 78 vjeç, ka marrë tri doza të vaksinës Pfizer Inc/BioNTech.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të zbulojë numrin e infektimeve të reja me COVID-19, që kanë ndodhur në mesin e personelit.

Pararendësi i presidentit Biden, Donald Trump, shmangu përdorimin e maskës dhe nënçmoi seriozitetin e virusit në fazat e tij të hershme. Ai u prek nga COVID-19 në periudhën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe shumë nga pjesëtarët e personelit të tij, përfshirë ish-sekretaren e shtypit, Kayleigh McEnany, u prekën nga sëmundja./ VOA

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?